Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Mjerisht

 

Mençuria vrapon – budalla është ai që qëndron gjallë – të tillë budallenj jemi të gjithë. Dhe kjo është padyshim marrëzi.

“Jeta është vetëm vuajtje” – kështu thonë të tjerët dhe nuk gënjejnë.
Pra, kujdes, që jeta e cila është vetëm vuajtje, të pushojë. Kur tërhiqesh prej saj, heq veten. Do të vjedhësh nga vetja jote.
“Sensualiteti është mëkat” – thonë ata që predikojnë vdekjen – “le të shkojmë mënjanë dhe të mos lindim më fëmijë”.
Të lindësh është e mundimshme – thonë të tjerët – pse të lindësh akoma? Vetëm fatkeq lindin. Dhe këta janë gjithashtu predikues të vdekjes.
Mëshira është e nevojshme – kështu thotë një grup i tretë. “Merre atë që kam. Merre atë që jam” – Nëse do të ishim vërtet plot dhembshuri, do të shkatërronim pasionin e fqinjit për jetuar. – Të jesh i keq – kjo do të jesh mirësia e tyre e vërtetë. Çfarë është kjo, nëse me zinxhirët dhe dhuratat e tyre i lidhin të tjerët gjithnjë e më fort? – Dhe ju, për të cilët jeta është e ashpër dhe me trazira: a nuk jeni shumë të lodhur prej saj? A nuk bëheni të prirur për predikimin e vdekjes? Të gjithë, për të cilët puna e ashpër është e dashur, jeni të varfër për të duruar veten; zelli juaj është një ikje dhe vullnet për të harruar veten. Nëse do të besonit më shumë në jetë, këtë nuk do ta pranonit. Dhe shihni se nuk keni mjaftueshëm durim për të pritur – as për të vegjetuar.
Kudo kumbon zëri i atyre që predikojnë vdekjen; dhe toka është plot me ata të cilëve duhet t’u predikohet vdekja, ose “jeta e përjetshme” – është e njëjta gjë, – sikur të largohesh shpejt.
Diku ka ende popuj dhe tufa. Shteti është emri i më të ftohtit: “Unë, shteti, jam populli”. është gënjeshtër! Ishin krijuesit ata që krijuan popujt. Janë shkatërruesit ata që ngrenë gracka për shumë njerëz që ta quajnë ‘shtet’, i cili mban një shpatë dhe njëqind dëshira aty ku ka akoma popull që e urren si syri i keq dhe mëkati ndaj zakoneve dhe të drejtave. Secili popull flet gjuhën e tij për të mirën dhe të keqen dhe shteti qëndron në të gjitha gjuhët; dhe çfarëdo që thotë, gënjen – dhe çfarëdo që ka, e ka vjedhur. Kjo është si shenjë e shtetit. Vërtet, shteti u krijua për të marë tepricat. Vetëm shikoni se si josh, si gëlltit, përtyp dhe ripërtyp. “Nuk ka asgjë më të madhe në tokë se unë: Unë jam gishti rregullues” – kështu thotë ‘i gjati’. Dhe jo vetëm veshgjatët dhe dritëshkurtërit ulen në gjunjë. Të gjithë janë lodhur nga beteja dhe tani edhe lodhja i shërben idhullit të ri. Mjerisht.
Please follow and like us: