Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Përgjumje

Gjumi prek sytë: ata rëndohen. Gjumi prek gojën: ajo qëndron e hapur. Vërtet, butë vjen dhe vjedh mendimet; memec e bën të qëndrojë, si në karrige akademike. Por jo për shumë kohë, së shpejti shtrihet. Kur Zoti dëgjoi njeriun e mençur të fliste kështu, qeshi, sepse me këtë kishte gdhirë një dritë. Dhe i foli zemrës:
“Për mua ky njeri i mençur me mendimet e tij është i zoti të flejë”. Me të vërtetë i lumtur është ai që jeton pranë njeriut të mençur.
Një gjumë i tillë është ngjitës; edhe përmes një muri të trashë. Magjia qëndron në karrigen e tij shumë akademike. Dhe jo më kot rinia ulet para këtij njeriu; me mençuri thotë: “Jini zgjuar në mënyrë që të flini mirë”.
Dhe me të vërtetë, nëse jeta nuk do të kishte kuptim dhe njeriu do të zgjidhte marrëzinë; kjo do të ishte marrëzia më e zgjedhur. Tani e kupton qartë atë që dikur kërkohej mbi të gjitha: Një gjumë i mirë dhe bashkë me të virtytet. Për të gjithë këta të mençur të famshëm në karriget e tyre, mençuria ishte gjumi pa ëndrra: ata nuk dinin kuptim më të mirë të jetës. Edhe sot, me siguri, ka disa, dhe jo gjithmonë të nderuar. Koha e tyre ka mbaruar; nuk do të qëndrojnë më gjatë. Lum ata që përgjumen, sepse së shpejti do të varin kokën.
Please follow and like us: