Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Zelanda e re

 
Disa vende “të reja” janë bërë shumë më të njohura se emrat e tyre, saqë shumica as që mendojnë të pyesin se cilët janë ata emra. Nju Jorku është ndoshta më i famshmi prej tyre, por vështirë se është i vetmi.
Ka një Zelandë “të vjetër” dhe nuk është askund afër “të resë”. Navigatori holandez Abel Janszoon Tasman pa për herë të parë Ishullin Jugor të Zelandës së Re (më i madhi nga dy ishujt kryesorë të vendit, i quajtur gjithashtu zyrtarisht Te Waipounamu) në 1642 dhe hartografët i dhanë emrin latin Nova Zeelandia (i njohur si “Nieuw Zeeland” në holandisht) në nderim të provincës detare Zeeland në Holandë.
Zeeland, më pak e populluar nga 12 provincat e Holandës, është një grup ishujsh që ndodhen në veriperëndim të Antwerpen, Belgjikë dhe përmban një luan që del nga uji në stemën e tij. Ndërkohë, Zelanda e Re vazhdon të renditet në mesin e vendeve më të mira në botë për nga disa gjëra – është në vendin e dytë si në Indeksin Global të Paqes ashtu edhe në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Është gjithashtu në shoqëri të mirë mes vendeve të tjera “të reja” anembanë botës, shumë prej të cilave shënojnë një kalim simbolik nga Bota e Vjetër në atë të re.
Një qytet në Zelandën e Re ka emrin më të gjatë në botë: Taumatawhakatangihangakoauauotamateaturipukakapikimaungahoronukupokaiwhenuakitanatahu“ – me 85 shkronja. Gjendet në bregun lindor të vendit dhe, përkthyer nga maori, do të thotë diçka si:
“Vendi ku Tamatea, njeriu me gjunjë të mëdhenj që rrëshqiste, ngjitej dhe gëlltiti malet, i njohur si ngrënësi i tokës, i binte flautit, tek e dashura i tij”. 
Mund të mos jeni në gjendje ta shqiptoni, por të paktën mund të fotografoni shenjën.
Please follow and like us: