Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet helmeta ilire 2500 vjeçare në Kroaci!

Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër.

Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac.

“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.

Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me  një grumbull të madh gurësh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

Milan Shuflai: Shqiptarët dhe kroatët, me amzë të përbashkët shtetërore

Please follow and like us: