Zëdhënësi i Mbrojtjes së Izraelit: Ndaluam rreth 350 raketa nga 5 shtete
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari tha se mbrojtja izraelite pengoi me sukses sulmin nga Irani gjatë natës.
Përafërsisht 350 raketa u hodhën nga Irani, Iraku, Jemeni dhe Hezbollahu i Libanit, i cili mbante rreth 60 ton eksploziv, tha ai.
Hagari tha se nuk ishte vetëm Izraeli që kërcënohej, por e gjithë Lindja e Mesme, duke theksuar se forcat iraniane kapën gjithashtu një anije me flamur portugez.
“Irani dëshiron të përshkallëzojë rajonin. Deri më tani ai punonte përmes përfaqësuesve të tij, por tani zbuloi fytyrën e tij të vërtetë,” tha Hagari në një deklaratë video të dielën.
Presidenti izraelit Isaac Herzog i tha CNN se dronët e Iranit po vrasin njerëz në të gjithë botën përmes përfaqësuesve të tij dhe bota duhet t’i rezistojë dhe të thotë jo.
Please follow and like us: