Albspirit

Media/News/Publishing

Gane Ahmetaj: Edhe një jetë!?

 

Edhe një jetë sot u shua,

Edhe një dritë sot u pakua,

Edhe një lule sot mori fund,

Deri kur ma me këtë zullum,

edhe sa femra duhet me pësu.

Edhe sa familja duhet me vajtu,

Edhe sa, edhe sa,

Edhe sa shpirta doni m’i shkatërru,

Edhe sa femnave jetën doni me jau shu.

Ma nuk shkon kështu,

Lutje, lutje nga familjet,

Edhe sa vajza do të na mbyten,

Edhe sa nana ka me vajtu,

për vajzën e vet qe e ka rrit me dy duar,

e ka shiku si sytë e ballit,

e sot mu vra nga një dorë e një djali…

Please follow and like us: