Botohet në Filipine “The arrival of a new season” i Hasan Kurtit
Libri përmban citate dhe aforizma të përkthyera në gjuhën angleze nga Irma Kurti
Botohen në Filipine në gjuhën angleze pjesë nga ditari i mjekut Hasan Kurti. Libri, që përmban citate dhe aforizma titullohet: “The arrival of a new season” (Ardhja e një stine të re) dhe përkthiminë gjuhën angleze është bërë nga poetja, shkrimtarja dhe përkthyesja Irma Kurti. Vepra mban logon e shtëpisë Poetry Planet Book Publishing House. Në vitin 2022, kjo shtëpi botuese botoi gjithashtu: “Fragments from a doctor’s diary” me autor Hasan Kurtin. Kjo është pjesa e dytë e citateve dhe aforizmave të tij. Disa kopje të librit “The arrival of a new season” do të jenë pjesë e Arkivit të Librarisë Nacionale në Filipine.
Hasan Kurti lindi në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Ai mbeti jetim që kur ishte fëmijë dhe në moshën 7-vjeçare, për shkak të varfërisë ekstreme, largohet nga shtëpia për të shërbyer në një familje. Me mund e sakrifica arriti të realizonte ëndrrënpër t’u bërë mjek dhe për t’u shërbyer njerëzve në nevojë. Ishte lexues i apasionuar i letërsisë klasike dhe moderne, duke ia përcjellë këtë pasion vajzës së tij, poetes dhe shkrimtares Irma Kurti. Luajti një rol themelor në inkurajimin dhe mbështetjen e krijimtarisë së saj.
Në vitin 2006 Hasan Kurti u transferua familjarisht në Itali, Pas vdekjes së gruas së tij,po atë vit, ai iu përkushtua shkrimit të kujtimeve nga jeta dhe puna e tij si mjek.Mbylli sytë përgjithmonë më 19 prill 2018 në Bergamo, të Italisë.
Hasan Kurti la ditarë të ndryshëm me fakte, mbresa dhe përvoja të jetës së tij profesionale dhe private, si dhe shënime kritike e komente për librate shumtë të lexuar ndër vite.
Shënime të plota të doktor Hasan Kurtit, copëza nga jeta familjare, kujtime të shokëve në bankat e shkollës apo të pacientëve gjatë punës së tij shumëvjeçare si mjek radiolog janë përfshirë në librin “I ricordi di un medico” (Kujtimet e një mjeku) qëështë botuar në Itali nën siglën e Shtëpisë Botuese Kimerik në 2020 dhe nga Shtëpia Botuese Ada, në 2021. Në vitin 2022 fragmente të kujtimeve të tij u botuan në Prishtinë me titullin “Prozë poetike dhe Aforizma” si dhe në gjuhën italiane me titullin “Tra le righe di un diario” nga Youcanprint 2022. Në2023, ato u botuan në frëngjisht nga shtëpia botuese “Guiguess Edizioni” në Kamerun me titullin: “Fragments du journal d’un médecin”.
Libri “I ricordi di un medico” bazuar në ditarin e tij është shpallur si një nga 200 librat më të bukur në Itali në Konkursin Kombëtar Letrar “Tre colori” në Lenola (Latina), 2021. Është vlerësuar gjithashtu me çmimin e tretë në Konkursin Filippo Maria Tripolone “La lanterna bianca” në Messina të Siçilisë, në Itali, si dhe me vendin e tretë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar në seksionin e veprave të botuara të organizuar nga International Universum Academy në Lugano, 2022, Zvicër.
Libra me autorësinë e Hasan Kurtit janë botuar në shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht në Shqipëri, Kosovë, Itali, Filipine dhe Kamerun.