Albspirit

Media/News/Publishing

Kompozimi i Thoma Simakut në Sallën Sir Jack Lyons Concert Hall në Universitetin e York-ut

 

a2 (b) for violin & cello

Sonte, më 17 Prill, në Sallën Sir Jack Lyons Concert Hall në Universitetin e York-ut do të jepet një koncert nga solistët e grupit më prestigjoz në botë për muzikën
bashkëkohore Ensemble Intercontemporain i Parisit. Në program, përveç veprës
së famshme të kompozitorit Olivier Messiaen “Quatuor pour la fin du temps”, do
të interpretohet dhe vepra e kompozitorit shqiptar me banim në Angli Thoma
Simaku si dhe e kompozitorit britanik Martin Suckling.
https://www.ensembleintercontemporain.com/en/concert/quatuor-pour-la-
fin-du-temps-2024-04-17-19h30-universite-de-york/

Në programin e koncertit është botuar ky përkshkrim, “muzikor dhe extra-
muzikor”, i kompozitorit Simaku për këtë vepër që do të interpretohet nga
muzikantët francezë më famë ndërkombëtare Jeanne-Marie Conquer dhe
Renaud Déjardin.
“Kjo muzikë është kompozuar gjatë qëndrimit tim në Berlin me një bursë DAAD
nga Ambasada Gjermane në Londër në tetor – nëntor 2007. Nëse do ta
përshkruaja me një fjali, do të thosha se vepra bazohet në idenë e ‘dy gjërave që
shihen dhe dëgjohen si një’. a2 (a due) është një term i njohur për muzikantët; shpesh gjendet në partiturat orkestrale që tregojnë një fragment të caktuar që luhet nga dy instrumente të së njëjtës familje. Megjithëse violina dhe violonçeli mund të konsideroheshin fare mirë si ‘kushërinj të parë’ të familjes së harqeve, zbatimi i fjalëpërfjalshëm i këtij termi si një ‘Strategji kompozicionale’ do të kishte qenë i tepërt (!) për një pjesë të muzikës së dhomës që përbëhet nga jo më shumë se dy lojtarë. Nuk është për t’u habitur që kjo nuk ndodh kurrë në këtë vepër; në fakt, e kundërta është e vërtetë: pavarësisht se si shfaqet në letër (d.m.th. në një ose dy pentagrame), muzika për secilin instrument bazohet vazhdimisht në dy linja. Ky ‘interpretim’ muzikor i titullit tregon në një farë mënyre se si funksionon teksti muzikor i pjesës. Megjithatë, ky nuk ishte aspak i vetmi mendim që më preokupoi gjatë kompozimit të kësaj muzike. Berlini më la një përshtypje të thellë!
Pjesë të murit në Bernauer Straße dhe linja me dy gurë kalldrëmi që gjurmon
murin ku qëndronte dikur – jo shumë kohë më parë këtu kishte dy botë të
ndryshme në një qytet të vetëm – provokuan një efekt jashtëzakonisht dramatik.
Kufiri, brezi i vdekjes, vrasja dhe arratisja drejt lirisë patën një jehonë
veçanërisht ndjellëse, sidomos të kohës kur jetova për tre vjet në një qytet të
Shqipërinë së Jugut, farë prane kufirit me Greqinë. Aty kishte një rrugë pa emër,
destinacionin e së cilës autoritetet nuk donin ta tregonin, por vendasit e quajtën
atë ‘rruga e vdekjes’. Në këtë kontekst, interpretimet e idesë muzikore dhe asaj
ekstra-muzikore janë të pandashme, si dy pjesë të së njëjtës monedhë.
Si për t’i shtuar një dimension tjetër kësaj ideje, ka dy versione të kësaj pjese: për violë dhe violonçel (a) dhe violinë dhe violonçel (b). Versioni i parë u dhe
premierë nga Garth Knox dhe Rohan de Saram në Festivalin Intrasonus 2008 në
Venecia. Premiera botërore e versionit të dytë u dha nga Peter Sheppard
Skærved dhe Neil Heyde në Wilton’s Music Hall në Londër në vitin 2009”.

Please follow and like us: