Sulmet e Metës ndaj SPAK, reagon delegacioni i Bashkimit Evropian
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave dhe sulmeve të ardhura nga politika në adresë të Prokurorisë së Posaçme.
BE shpreh mbështetjen ndaj magjistratëve të angazhuar në drejtësinë e re, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.
Kujtojmë se më herë kundër sulmeve ndaj institucioneve të drejtësisë reagoi dhe ambasada e SHBA-ve dhe ajo britanike në Tiranë.
Kujtojmë se Meta akuzoi kreun e SPAK se hetimi ndaj tij nisi në vitin 2019, pas takimit që Dumani pati me ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Ditën e sotme kreu i PL përdori një gjuhë fyese ndaj kreut të SPAK, ku aludoi se rihetimi i tij për çështjen CEZ-DIA bëhet me qëllim asgjësimin e Partisë së Lirisë.
https://euronews.al/sulmet-e-metes-ndaj-spak-reagon-delegacioni-i-bashkimit-evropian/