Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: M’KE PREMTU, NANË!

Ta kam thanë, moj nanë se madhështia
jote nuk mund të krahasohet me malet
E as bardhësia e shpirtit tënd me borën
E as fjalët e tua me ambëlsinë e mjaltës
Ti kalon çdo kufi
Oj, e bekueme me dashni.
Nanë, sante po du veç edhe nji herë atë za me ta ndi
Nanë, mfal por kam mbet si fëmijë i humbun në mes të natës
Asgja ma nuk po m’strehon këtë shpirt
të dalldisun.
Asgjë nuk ma qetëson këtë mendje të krisun
Nanë, m’ke premtu që nuk do më lësh vetëm në këtë botë të shpifun.
Please follow and like us: