Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Psherëtima mbyt qënien time

 

 

Të mbërthej fort pas vetes

nuk po kuptoj

je ti apo unë që po dashuroj?!

Je grimcë ku hyre

e tundon çdo qelizë timen

duke mos gjetur rrugë  kthimi.

Psherëtima po mbyt qënien time

së bashku me ty.

Trupat

ekzaltuar

si bletat ndër hoje

lëshojnë tinguj mbytës

nga më drithërues

eksitues

pa u prekur.

Aroma e mishtë

përflak frymën

sa duar e këmb’

lëshojnë dhimbje të përsëritshme

për t’mos ndalur.

Britmat sydiamantësh

Shtrirë ofshamën

mbi qiellin e trëndafiltë

duke përshkuar

dy trajektore të zgjarrtë

humbur harresës

sikur nuk kish ndodhur asgjë.

Nuk kam bërë kurrë më bukur

se kaq  dashuri

ndezur grimcës tënde etur.

Prill 2024.

Please follow and like us: