Sondazhi: Serbia, rreziku më i madh për gjysmën e qytetarëve të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë vendin më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri – ndërsa rrezikun më serioz për pjesën më të madhe të të anketuarve në Serbi dhe në Malin e Zi, ka treguar një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan. Përderisa Rusia cilësohet aleatja më e rëndësishme për shumicën e serbëve, qytetarët e tri prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shohin Serbinë si rrezikun më të madh për vendin e tyre.
| Pyetja: Cilin vend e konsideroni aleatin më të rëndësishëm për shtetin tuaj? | ||
|---|---|---|
| Kosova | 😍 | SHBA-në |
| Shqipëria | → | SHBA-në |
| Bosnje e Hercegovina | → | Turqinë |
| Mali i Zi | → | Serbinë |
| Maqedonia e Veriut | → | Serbinë |
| Serbia | → | Rusinë |
| Pyetja: Cilin vend e konsideroni rrezikun më serioz për shtetin tuaj? | ||
| Kosova | 😡 | Serbinë |
| Shqipëria | → | Serbinë |
| Bosnje e Hercegovina | → | Serbinë |
| Mali i Zi | → | SHBA-në |
| Maqedonia e Veriut | → | Bullgarinë |
| Serbia | → | SHBA-në |