Pajtim Sejdinaj: “Mësonjëtorja e parë shqipe” në Mallakastër!
Me rastin e 118- vjetorit të hapje së shkollës së parë shqipe
“Mallakastër!
Trime me fletë!
Djep i dijes mbete për Jetë!
Lulëzon te truallin Mëmë!
Gjuha Shqipe ka hedhur rrënjë”!…
Para fillimit të aktivitetit u këndua “Himni i Flamurit” dhe nga senati i shkollës kënga “Për mëmëdheun”. Nxënësit mbanin një pllakat me portretin e Korifeut. Busti u vendos në katin e dytë të shkollës në një pozicion ku çdo vizitor që do të hynte në shkollë do të përshëndetje më të.
Duke e çuar bustin në katin e dytë unë po mendimtoja për Korifeun:
“Kam kohë që kërkoj emrin tënd.
Emrin tënd të humbur në humtirën e historisë!
E gjeta e gjeta në altarin e Diturisë.
“Ato grusht shkronjash” që solle një vitë më parë kanë hedhur rrënjë.
Kanë çelur si lastarë.
Shkëlqejnë në vendlindje si zjarr
Ti erdhe me një grusht shkronjash në gji!
Ato ndezën me mijra shkëndi”!
Të gjithë të pranishmit u ngjitën në katin e dytë të shkollës, atje ku ishte vendosur busti i Korifeut. Senati i shkollës kishte kthyer në Himn të shkollës fjalët e arta të Korifeut “Çdo mallakastriot të bëhet një mësues dhe çdo shtëpi të bëhet një shkollë! Fëmijtë të nisin shkollën! Burrat luftën! Ju mund të më vrisni mua por kurrë Gjuhën Shqipe”! Dhe e interpretuan në katin e dytë para Korifeut. Këto fjalë u bënë Himni i shkollës sonë në të ardhmen.
“Lisi i Moçëm “qëndroi gatitu përpara bustit të Korifeut dhe tha me zë të lartë:
“MIRËSEARDHE O Trim! U bë realitet ëndrra e shumëpritur e Martirëve, e Fratarakëve dhe e gjithë Mallakastriotëve! U desh një shekull të realizohej kjo ëndërr”! Nxori nga xhepi një Flamur Kombëtar, ia hodhi mbi supe Korifeut dhe iu drejtua të pranishmëve: “Ky është Flamuri që kemi patur në klasë kur u hap ‘Mësonjtorja e parë shqipe’ nga ky burrë, HAJREDIN RAKIP FRATARI! E kam amanet nga e ëma, Havakua e cila ma dhuroi kur të paudhët mbyllën ‘Shkollën e parë shqipe’ dhe nga sot ai do të rrijë mbi supet e Korifeut”! Dhe nisi i mallëngjyer të recitojë poezi nga “Lulet e Verës” të Naim Frashërit. Në fund nxori shaminë dhe fshiu lotët. Një vajzë recitoi poezinë “Atdheu” të Naim Frashërit. Ishte stërmbesa e Korifeut. Busti i Korifeut u mbulua me karafila shumëngjyrëshe.Hodhi sytë nga të pranishmit dhe iu drejtua Drejtoreshës: -“Moj bijë! Më rregjistro dhe mua plakun,’Lisin e Moçëm’ nxënës të kësaj shkolles, se unë do të vijë ditë përditë sa të kem frymën të takohem me Legjendën time, Korifeun”!-i tha. -“Do ju besdis pak ju si staf të mësuesve dhe të nxënësve se do të vijë të bisedoj dhe të çmallem me ‘Dëshmorin e Kombit’ Hajredin Rakip Fratarin! Me patriotin, me atë që ndezi shkëndinë e parë të dijes dhe kulturës në Mallakastër! Pra Fratari mbetet djepi i arsimit në Mallakastër, duan s’duan të paudhët! Pluhuri i harresës u zhduk njëherë e përgjithmonë! Dielli nuk mund të mbulohet me shoshë! Kjo shkollë ka fatin e madh që mban emrin e këtij njeriu të madh! E këtij patrioti legjendar! Ky është Hajredin Rakip Fratari, lindur në 3 Janar 1880 në fshatin Bejar të Njësisë Administrative Fratar, Bashkia Mallakastër! Mësimet e para i mori në vendlindje nën kujdesin e Imam Veizi Sile Zeqaj, që më vonë bëhej krahu i djathtë në gjithë veprimtarinë patriotike të tij. I ati i tij Rakip Isufi, mbaroi për drejtësi në Stamboll dhe punoi si nëpunës në Administratën Turke në disa Vilajete të Portës së Lartë. Ndaj e mori dhe të birin për ta arsimuar në Turqi, në dy fakultete: Juridikun dhe Ekonomikun, ku i mbaroi të dyja shkëlqyeshëm. Në Stamboll bashkëpunoi me Rilindasit për Lëvizjen patriotike për çështjen kombëtare. U njoh me zonjën Sabreti Muhamet Vilaj (e mbesa e vëllezërve Frashëri nga Përmeti), studente edhe ajo në Turqi me të cilën u martua. I ndikuar nga patriotët si Sami e Naim Frashëri, Sh. Kolonja, I.Qemali etj. Hartoi Platformën dhe siguroi bazën materiale didaktike për çeljen e “Mësonjëtores së parë” në Mallakastër i ndihmuar dhe nga imam Veizi Sile Zeqaj që ishte mësues i parë për atë dhe kishte mbaruar për hoxhë në Turqi. Kishte bashkëbiseduar me mësuesit që do të jepnin mësim. Frymëzuesja dhe inkurajuese për këtë nismë ishte e shoqa e tij, Sabreti Vila (kishte mbaruar të njëjtin fakultet dhe të dy zotëronin 5-gjuhë të huaja: turqisht, anglisht, rusisht, greqisht dhe frëngjisht). U kthye bashkë me atë në vendlindje për të realizuar misionin e tij për hapjen e “Mësonjtorën e parë shqipe” në Mallakastër. Dhe arriti ta hap atë më 24 Prill 1906, në shtëpinë e vet në lagjen Zotaj në fshatin Bejar me mësues Ibrahaim Frashërin, Qamil Muhametin të cilët rrinin te shtëpia e Hajredin Fratarit. Të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga Dera e Fisnikëve. Unë kam qënë një nga nxënësit e parë të asaj shkolle dhe i mbaj mënd mësuesit e mi të dashur dhe ballokumet që na jepte çdo mëngjez nënë Havakua dhe nënë Xhidaja (dy kunatat), të cilat ai i kishte lënë në shërbim të fëmijëve si dado. Në atë shkollë vinin nxënës jo vetëm nga Bejari, por dhe nga fshatrat e trevë së të Mallakastrës së Sipërme. Ishin dhe 5-vajza të cilat ditët e para i mësoi Sabreti (e shoqja). Shkolla u mbyll nga autoritetet turke në janarin e vitit 1907, kohë ku në të gjithë vendin kishte shpërthyer “Lëvizja Kombëtare” për Shpalljen e Pavarësisë. Ai vendoset në krye të çetës së bashku me Ismail Klosin në moton: Fëmijët të vazhdojnë shkollën! Burrat luftën! Në Bejar në atë kohë fuksiononte dhe shkolla turke në një godinë dykatëshe afër mekamit në lagjen Shehaj ku vinin nxënës nga zonat përreth dhe mësimi bëhej turqisht. Në katin e dytë të godinës ishte administrata turke, ndërsa në katin e parë ishte medreseja, (kështu e quanin shkollën). Në vitin 1909 u rihap përsëri shkolla shqipe me nën kujdesin e drejtëpërdrejt të Sabreti (të shoqes) dhe këmbënguljen e Hajredinit, sipas marrëveshjes me Xhonturqit, aty ku te ish shkolla turke”, (mbasi ajo u mbyll). Mësues ishin po ata dhe Imam Veizi. Këtë shkollë e ka inspektuar Sali Nivica si inspektor i Normales së Elbasanit për Shqipërinë e Jugut. Shkolla u mbyll në vitet 1913-14-15 për shkak të reprezaljeve dhe Luftës së Parë Botërore. Shkolla u rihap në vitin 1916 nën kujdesin e Sabreti Fratarit, Sali Nivicës dhe Imam Veizi Sile Zeqaj (mbas vrasjes të Haredin Fratarit). Imami u betua se do të vazhdonte rrugën që la në mes Hajredin Rakip Fratar. Sabreti futi në shkollë lëndën e anglishtes ku e jepte vetë si mësuese.
Të pranishmit dëgjonin me vëmendje.
Ai vazhdoi:
-Në vendlindje ai erdhi me mbiemrin Fratari të cilin e kishte vendosur për dy arsye: E para duke u nisur nga legjenda e flijimit të Fratit dhe duke përcjell mesazhin për brezat “Kush flijohet për Atmëmëdheun mbetet i pavdekshëm”! Dhe e dyta duke ndjekur modelin e Rilindsave për të mbajtur si mbiemër emrin e fshatit apo zonës së tyre si lidhje shpirtërore me vendlindjen.
Hajredini ishte pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe një nga 33 firmëtarët në aktin final të Shpalljes së Pavarësisë. Pjesëmarrës në Qeverinë e Ismail Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e saj deri sa u vra nga rrebelët në fund të prillit 1915 në Berat së bashku me patriotët e tjerë si Ismail Klosi, Baki Gjirokastra dhe Muharrem Veleshnja. U shpall “Dëshmor i Kombit” nga nalt madhëria Mbreti Zog. Nga viti 1944 e deri në vitin1990 u mbulua nga “pluhuri i harresës” vetëm e vetëm se ishte i ati i nacionalistit dhe patriotit të shquar Mallakastrioti Rauf Hajredin Fratarit, i cili ishte shpallur “Armik i popullit” nga “Zgërbenjtë e Kuq”. Në vitin 1946 kur u rihap shkolla në Bejar dhe populli i Bejarit kërkoi në institucionet përkatëse që shkolla e Bejarit të merrte emrin “Hajredin Fratari”, jo vetëm nuk e vendosën emrin, por nuk e trajtuan as me statusin e “Dëshmorit të Kombit”. Shkollës së Bejarit i vunë emrin “9 dëshmorët”Bejar, kur fshati Bejar ka 10 dëshmorë. Pra 9 dëshmorë të luftës dhe Hajredin Rakip Fratari si “Dëshmor i Kombit”. Është paradoksale pasi në lapidarin e fshatit Bejar kanë shkruar vetëm emrat e “9 dëshmorëve” nga 10 dëshmorë që janë ata! Pra nuk u trajtua me Statusin e Dëshmorit për 50 vite, nuk u përkujtua asnjëherë gjatë 50 viteve hapja e “Mësonjtores së parë shqipe”. U prishën të gjithat relikat, edhe librat qëi kishte mbyllur e shoqa Sabreti në sundukun e saj që tregonin për hapjen e “Mësonjtores së parë shqipe”! Nuk e trajtuan shtëpinë ku u hap “Mësonjëtorja e parë” me statusin e veçantë “Monomet Kulture”. Mbas vitit 1990 u çua në vend “Nderi i humbur” i këtij Korifeut të “Mësonjëtores së parë” në Mallakastër ku gjimnazi i Fratarit mori emrin “Hajredin Fratari”!
“Lisi i Moçëm” hoqi në zemër dhe vazhdoi:
-Dije duke e ngjitur bustin e Korifeut për në katin e dytë të shkollës se si m’u kujtua filmi “I teti në bronxi”, sipas romanit “Komisari Memo” të Dritëro Agollit dhe thashë me vete “Një komisari i bënë një film, një legjende, një patrioti, një “Dëshmori të Kombit” e lanë për 100 vjet në harresë”! Kjo është çudia shqiptare! Por e vërteta, e drejta vonon, por s’ harron! Nxori dy libra nga gjiri “Bagëti e Bujqësi dhe “Lulet e Verës” të Naim Frashërit dhe ia dha drejtoreshë së shkollës duke i thënë: – Janë dy kopjet origjinale që i kam ruajtur me fanatizëm të cilat m’i ka dhuruar mësuesi i parë i shkollës shqipe Ibrahim Frashëri! E parandjeja që do të vinte kjo ditë. Ndaj po ia fal bibliotekës së shkollës suaj me emrin e këtij njeriut të madh”!- i zgjati librat drejtoreshës. Ajo e përlotur e përqafoi dhe e falenderoi “Lisin e Moçëm”. Këtu e përfundoi rrëfimin Lisi i Moçëm.
Mua m’u kujtuan vargjet e këngës:
“…Hajredini la Stamboll!
Dhe hapi të parën shkollë!
Gjuha shqipe,gjuha e Nënës!
Është për ne melhem i zemrës”!
Të pranishmit u shpërndanë duke marrë me vete mbresat e asaj dite ku kalendari shënonte 24 Prill 2000.
Pajtim Sejdinaj, ish-mësues i shkollës së mesme “Hajredin Fratari”, Mallakastër.