Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Botë e përçarë

Sa e komplikuar ështê çështja e prejardhjes. Mendimi shkencor shkon herë para, herë prapa, duke iu shmangur idesë së krijimit të njeriut nga fuqi e një mbinatyrëshme. Po të pranohej një gjë e tillë, atëherë do të thuhej se njeriu ka lindur i gatshëm dhe i zhvilluar, jo në gjendje kafshe ose majmuni. Kjo është edhe arsyeja që mitet dhe feja vazhdojnë të ekzistojnë nga kohërat që s’mbahen mend. Kjo është bindja e fesë.
Idea e evolucionit, që doli me Darvinin në shekullit XIX thotë, se në Tokë nuk ka pasur “njeri të parë”. Kafshët nuk lindin specie të reja kafshësh. Nuk kishte asnjë majmun që lindi një Homo Sapien.
Popullatat e kafshëve evoluojnë së bashku për një periudhë të gjatë kohore. Ndryshimet graduale shtohen brez pas brezi. Nëse rruani kokën dhe bëni një foto çdo ditë për një vit, ditën 1 krahasuar me ditën 365, do të dukeni shumë ndryshe. Por krahasoni ditën 39 me ditën 40 dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim të dukshëm, edhe pse ka ndodhur një ndryshim i vogël.
Jeta ka evoluar nga organizma të thjeshtë njëqelizorë dhe gradualisht ka ndryshuar në shumë lloje të ndryshme që shohim sot, duke përfshirë njerëzit.
Njerëzit modernë të njohur si Homo Sapiens gradualisht evoluan dhe lindën në Luginën e Riftit në Afrikën Lindore 200,000 vjet më parë, duke u degëzuar nga një paraardhës i përbashkët që jetoi rreth 6 milionë vjet më parë, i cili nuk ishte as njeri dhe as shimpanze (pra, nuk evoluam nga majmunët apo shimpanzetë, ata janë kushërinjtë tanë). Më pas ata migruan ngadalë nga Afrika midis 60,000-100,000 vjet më parë, duke u përhapur në rajone të ndryshme anembanë globit.
Ndërsa ekzistonte Homo sapiens, kishte gjashtë ose më shumë lloje të ndryshme njerëzore që bashkëjetonin njëkohësisht në pjesë të ndryshme të botës.
Një nga këto specie, Neandertalët, u kryqëzuan me njerëzit, prandaj ne kemi rreth 2% të ADN-së së Neandertalëve.
Dhe bota mbetet e përçarë: fetarë, ateistë dhe të tjerë të lëkundur.

Please follow and like us: