Mirela Kanini: Kur takova vetveten…
Kur takova veten një ditë i thashë:
Unë fundja jam një njeri i lirë dhe nuk do i kushtëzoja kurrë mendimet e mia për asnjë lloj arësye. As opinionet që ndërtoj, as këndvështrimet. Gjithashtu nuk do t’i imponoja ato të miat tek të tjerët. Nëse do sforcohesha për të qënë e mirë me të gjithë nuk do isha pastaj e vërtetë me veten. Unë nuk pres asgjë nga askush dhe për hir të së vërtetës mbështetja më e madhe më ka ardhur nga njerëz prej të cilëve nuk e prisja, por edhe zhgënjimet gjithashtu. Kuptova kështu me kalimin e kohës kush janë miqtë e vërtetë dhe nuk është e thënë të jenë ata të afërtit. Nuk është e thënë që të jenë as ata që njohim prej vitesh. Ndodh madje që ata që të mbështesin më shumë i njeh në rrethana komplet rastësore dhe të bashkon me ta përputhja e mendimeve. Të qënit e lirë në këtë formë është gjëja më e rëndësishme për mua edhe pse rruga që bën shpesh herë është vetëm dhe jo me turmën. Nuk më bezdis kjo gjë dhe më ngushëllon mendimi që peshqit e ngordhur shkojnë ku i shpie rryma, ndërsa të gjallët notojnë kundër saj. E jetoj jetën sipas rregullave të mia, por pa i paragjykuar të tjerët. I dua njerëzit, por edhe lodhem nga disa prej tyre. Më pëlqen të rri vetëm, por nuk ndihem e vetmuar. Më shplodh natyra. Nuk kam mijëra miq, është e kuptueshme, por ata që kam janë të vërtetë dhe të rrallë…
21 prill 2024.
Please follow and like us: