Albspirit

Media/News/Publishing

Takim letrar me Natasha Lakon, ndër zërat e parë femërorë të letërsisë

Aktivitetet, takimet dhe diskutimet dedikuar ditës botërore të librit kanë nisur. Në një takim letrar për të folur e diskutuar mbi librat por edhe kontributin e saj shumëvjeçarë në letrat shqipe ka qenë poetja Natasha Lako e cila konsiderohet si një ndër zërat e parë femëror në letërsinë shqipe.

Poetja tha çdo gjë është cikël, por rezistenca është e rëndësishme, e ndërsa sa i përket talenteve të reja Lako tha se Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë.

Kur hyn në botën e shkrimit apo dhe ekranit është një hapësirë aq e madhe sa të duket se po bën diçka që duhej ta bënte dikush edhe sot në këtë ditë që është në prag të Ditës së Librit, të jesh përfaqësuese e botës së letrave është shumë bukur”, tha Lako.

Në javën dedikuar librit poetja ka një mesazh edhe për shkrimtarët e rinjtë.

Ai që lexon, lexon dhe ai që jo është i mjerë. Mos mendo se mund të jesh i pasur pa lexuar”, shtoi ajo.

Dita Botërore e Librit është 23 prilli, ndërsa përgjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe takime dedikuar librit.

https://lajme.rtsh.al/artikull/java-dedikuar-librit-takim-letrar-me-natasha-lakon-nder-zerat-e-pare-femeror-te-letersise

Please follow and like us: