Albspirit

Media/News/Publishing

DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE DITA BOTËRORE E GJUHËS ANGLEZE SHËNOHEN ME RECITAL STUDENTOR NGA FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA, NDAHET ÇMIMI “MASAR STAVILECI”

23 Prill 2024

Për të shënuar Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit dhe Ditën Botërore të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për vitin e gjashtë me radhë ka organizuar recitalin studentor në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB.

Në këtë recital studentët patën rastin të shprehin talentet e tyre në këndim, poezi dhe recitim, ndërsa u shpërblyen edhe me çmime nga ana e jurisë që përbëhej prej dekanes së Fakultetit të Gjuhës Angleze Aida Alla, prorektores Venera Llunji dhe profesorëve Fatmir Ramadani, Albert Paçarizi.

Rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri në fjalën e tij përshëndetëse tha se “për të gjashtin vit radhazi, Kolegji AAB promovon dhe vlerëson talentin e jashtëzakonshëm të studentëve tanë, pasurinë e gjuhës angleze, dhe rëndësinë e pakontestueshme të librit”.

“Në këtë datë, në ditën Botërore të Librit, ne vlerësojmë fjalën e shkruar, poetët dhe shkrimtarët të cilët sot e kësaj dite formësojnë këndvështrimet tona intelektuale, letrare e akademike”, tha Olluri.

Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit u nda çmimi “Masar Stavileci” për tre studentët që kanë lexuar më së shumti libra nga biblioteka e Kolegjit AAB dhe kanë frekuentuar hapësirat e saj. Studentët që morën këtë çmim ishin: Figena Xhukolli, Aurora Spahiu dhe Agin Jupaj.

Ndërsa për performancat e tyre, dy studentët më të dalluar ishin Emir Aliu për çmimin “The best poet” dhe Altin Mulaj për çmimin “The best performance”. Këto çmime u ndanë nga rektori i Kolegjit AAB dhe dekanja Aida Alla e cila tha se “gjuha angleze shërben si urë lidhëse në gjithë botën andaj ky recital është promovim i diversitetit dhe vlerave të studentëve tanë”.

Studentët që u certifikuan për pjesëmarrjen e tyre në këtë recital ishin: Begë Gashi, Leandra Llugiqi, Aurela Munishi, Fiona Spahiu, Blertinë Thaqi, Pashtrik Rrustemi, Taunita Kastrati, Riad Ramadani.

Dita Botërore e Librit dhe Dita Botërore e Gjuhës Angleze shënohen me recital studentor nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ndahet Çmimi “Masar Stavileci”

Please follow and like us: