Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Trajnime mizore dhe lypje

Uellsi
Në mesjetë ndodhin gjëra që as i keni dëgjuar. Shumica dërrmuese e fëmijëve vdisnin të vegjël – dhe në shumë raste – për shkak se ata i grumbullonin dhe i varnin nga një tra në tavan në shtëpi me tym për t’i ndaluar të binin nën këmbë ose të lëndoheshin nga kafshët dhe parazitët – nëse shpëtonin gjallë nga asfiksimi, ata ishin gati për luftë.
Kalorësit stërviteshin që në moshën 8 ose 9 vjeçare për t’i nxitur ndaj dhunës.
Disa dërgoheshin nga prindërit e tyre te një i afërm ose aleat i familjes, sepse procesi ishte mjaft brutal dhe nuk mendohej se një prind mund ta dërgonte fëmijë 8 vjeçar në luftë. Arsyeja për stërvitjen e tyre qysh fëmijë, ishte të siguroheshin që të gjitha aftësitë të ishin të sigurta në nivelin themelor.
Studimet e fundit kanë treguar se morali në moshën 8 vjeç është ende mjaft i paformuar për të pranuar dhunën pa diskutim. Disa ushtarë fëmijë trajnoheshin, duke therur derrat qëpastaj vareshin nga trarët e çatisë për t’i desensibilizuar fëmijët ndaj britmave, gjakut dhe erës.
Në Uells gjymtimi ishte i zakonshëm pasi i pengonte burrat të merrnin një titull – kështu që vëllezërit që konkurronin për poste ose frone të rëndësishme zakonisht vetë-verboheshin dhe gjymtoheshin me njëri-tjetrin, pasi kjo mënyrë konsiderohej më pak i tmerrshëm se vrasja. Praktika ishte gjithashtu e zakonshme në Perandorinë Bizantine, ku një njeri i pafat, duke mësuar se tani ishte pretendues i mundshëm për fronin perandorak, verbonte veten me një gjilpërë për të parandaluar të vritej.
Në kohë paqeje, kjo bëhej për kalitjen e brezave, ku të fortët mbizotëronin dhe te dobëtit e të paaftit vriteshin; një para-teori evolucioni, e cila do të shpikej më vonë dhe do të justifikonte çdo padrejtësi që i bëhej njeriut; i fuqishmi u bë pasur dhe i dobëti mbeti skllav. Pastaj politikanët (të pasurit dhe me pushte) vendosën ligje që “ndihmojnë të varfët”, thonë, por të tjërët pohojnë se ligjet u bënë për t’i kontrolluar më mirë ata. Sot vendi nuk ka fëmijë ushtarë, por ka fëmijë nëpêrkëmbë që detyrohen të lypin.
Please follow and like us: