Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Jeha: Një burrë i mirë qan fshehurazi

Ç’të prek?
Ndershmëria – them ndershëm
Qaj kur një burrë i mirë qan fshehurazi
dhe një grua e vetmuar hekuros ditë pas dite vijën e fatit të saj,
Ç’të paqton?
Dëgjoj jazz të vjetër, nga ai që mjalton kujtimet….,
perëndimi vel mobiljet me shpirtin e dritës së ikur….
i kundroj si sipërfaqe çaji….
Nuk ëndërroj.
Zgjoj e fal symbyllur çdo faj.
Përkundem nga një ide e qartë, buzëqeshje e mëshirshme për gjithçka.
Jam dashuria me njeriun që s’jam më.

Please follow and like us: