Manushaqe Toromani: Një natë dimri
Ti nuk e di, se s’ta kam thënë,
pata frikë atë natë,
nuk lejova të më puthje
të më prekje pata frikë.
Pata frike dhe pse çmendur
nga dëshira të jem.me ty.
Dreq, jetoj pak në të vjetrën,
kohën kur “kish dashuri”,
puthjen e kam të shenjtë.
Nëse jepem vërtet “dua”.
Di të puthem “si dikur”,
cdo qelizë e trupit dridhet.
Ti me thua je “modern”,
dashuria sot për nesër,
sot këtu nesër atje,
njëra shkon e tjetra vjen.
Unë e çmendur pata frikë
se të desha me tërmend.
Të kem sot dua dhe nesër,
e “jashtë mode”, le të jem.
25 prill 2023.
Please follow and like us: