Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Rrufeja 

Sa e nxehtë është rrufeja?
Vetë rrufeja nuk ka temperaturë, sepse është vetëm lëvizje e ngarkesave elektrike në atmosferë. Ajo shfaqet si një shkëndijë e madhe e energjisë elektrike që ndodh kur ngarkesat pozitive dhe negative krijohen brenda një reje, midis reve ose midis një reje dhe tokës. Por kjo nuk e ndalon vetëtimën të nxehë çfarëdo që kalon përmes – në këtë rast, ajrin.
Ajri është një përcjellës i dobët i elektricitetit, kështu që nxehet jashtëzakonisht kur godet rrufeja. Në fakt, rrufeja mund ta ngrohë ajrin deri në 35,000 gradë Celsus, ose pesë herë më e nxehtë se sipërfaqja e diellit.
Mjafton të thuhet se ajri qëndron jashtëzakonisht i nxehtë pranë liqenit Maracaibo të Venezuelës, ku ndodh “stuhia e përjetshme e rrufesë”. E njohur lokalisht si Relampago del Catatumbo, ose Rrufeja e Catatumbo (emërtuar për një lumë aty pranë që derdhet në liqen), fenomeni është njohur nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness dhe përfshin goditjet më të shumta të rrufesë (250) për kilometër katror në atë zonë. Stuhitë e rrufesë dhjetë orëshe ndodhin rreth 150 herë në vit dhe vetë rrufeja mund të shihet deri në 300 netë çdo vit.
“Rrufeja nuk godet kurrë të njëjtën pikë dy herë”, por mos mendoni se nuk mund ta gjejë njeriun në tjetër vend.
Please follow and like us: