Lida Shosha: “Jeta është një mësim i gjatë përulësie”
“Jeta është një mësim i gjatë përulësie”.
-Sot kisha një ditë të ngjeshur me operacione. Duke shkuar në punë, befas im shoq në timon, klithi” uaaa e shtypi, u hodha përpjetë… çfarë ndodhi, e shtypi plakën…
- Dola me vrap nga makina, ishim 3-4 makina më pas, në rrugë, një nënë diku mbi 85 vjeç, përdhe e shtrirë, dy qeset me pak pazar dhe portofoli nën makinë, përhapur në rrugë, makina ndaloi, para një gru dhe shoferi diku te 60, njerëzit të tmerruar s’dinin ç’të bënin.
- U thashë më lini ta ndihmoj, u mora me plakën, i dhashë ndihmën e parë, kishte hemoragji nga hundet, kontuzione gjithandej, traumë të gjurit të majtë, e sistemova, mora policinë, dhe urgjencën.
- Shoferi që e përplasi iku, as nuk e mori mundimin të shihte ç’kishte bërë, erdhi policia, ca gra e kishin pare targën, por shitësi i perimeve erdhi me vrap, i lebetitur.
“Uaaa, ua si e ka përplasur plakën, u tha policëve, ecni merrni pamjet e kamerës.
- Nejse, erdhi ambulanca, e sistemuam, e çoi në spital. Unë, me kostumin nga koka tek këmbët me gjithë këpucë gjithë gjak, u nisa në spital, gjene jam një jetë mes gjakut, më prisnin pacientët për në sallë të operacionit, e njerëz te tjerë për t’i ndihmuar nga sikletet shëndetësore, xhanëm, kjo është puna e profesioni që zgjodhëm në këtë jetë.
■Aty ështe tregu dhe në mëngjes gjithë pleqtë bëjnë pazaret, makinat s’mund te ecin me shpejtësi skëterrë. Pleqtë e shkretë, kanë mbet vetëm nëpër shtëpi. S’donte qamet të njoftonin çunin e saj, mos ta shqetesoj se ka punë të vështirë. E përqafova atë nënë, si nënën time, thinjat e arta dhe rrudhat në duart e saj të përvuajtura, më kujtuan nënën time dhe gjithë këtë brez, që mundohet të ndihmojë, e të bëj maksimunin pavaresishit viteve mbi kurriz.
■Duke shkuar në punë një mendim më rrotullohej në kokë, sa shumë mund bëjmë të shpëtojmë apo lehtësojmë sëmundjen e një pacienti, tjetri vjen e përplas, ikën e nuk kthen kokën pas…
Çfarë populli ç’njerëzor jemi katandisur? Si mundet xhanëm, ta copëtojë plakën dhe të ikë, po mirë o njeri, po te ishte nëna jote, motra jote, gruaja jote, vajza jote shtrirë përdhe e gjakosur, si do ndiheshe ti o njeri?
Ku është njerzillëku, po kultura e këtij populli, çfare mileti po edukojmë xhanëm?
Shikoni këto emisionet ordinere që e enjtën trurin këtij mileti, ku promovohet vaniteti, e kapi, si e kapi, ku e puthi, pse e shau, nga e shau, e rrahu, e nduku, e ofendoi, e mashtroi, ndërkohë që nuk promovohet kulturë e qytetari, ka humb vlera e vërtetë e një shoqërie, që përkujdeset, ofron dashuri, ka dinjitet, brumos mirësi, ka përulësi e ndihmon tjetrin në vështirësi, që duhet të respektojë ligj, rregullat që mbajnë në këmbë një shtet e i japin asaj pashaporte autoritet.
■Para se të jeni VIP-a, rripa, politikanë, biznesmenë, të famshëm, mësoni të jeni njerëz dhe vishni përulësinë, qytetarinë, në trup, jo arrogancën dhe fodullëkun.
Dhe ligji të veprojë si çekan për çdokënd që bën vepër penale në këtë vend. E sakatuat këtë milet, mjerimisht të mjerë.
- Një shoqëri që nuk ka dhembusuri, ka humb busullën e njerzillëkut.
- Life is a long, but very ,very lesson in humility, for all of us●