Albspirit

Media/News/Publishing

Bernard Zotaj: Takim me veprën letrare të Muhamet Derrit

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Mjeshtër i Madh

Një urim për “Salametin”

Muhamet Derri tashmë është i njohur si një poet, por dhe shkrimtar që denjësisht po ecën drejt rrugëtimit të gjatë për në letërsi, duke ardhur i thjeshtë, popullor, por dhe goditur jo pak krijues të cilët në vetvete, tregojnë zbehtësinë e boshin e tyre dhe ngelen qesharakë para shoqërisë. Romanin “Selameti” pasqyron vitet e jetës shqiptare në fundshekullin e kaluar, të ardhjes në shtypin e përditshëm të qindar autorë, gjoja të persekutuar nga sistemi monist, u shfaqën lirshëm në në fushën e letërsisë. Autorë të tillë, që në monizëm nuk kishin arritur të botonin asnjë rresht qoftë dhe në gazata lokale. Me dredhi e fytyra të venitura, morën kapitale dhe vrapuan drejt letërsisë, për të lënë një shenjë në çështjen kombëtare. Dolën para publikut gjoja me penën e shkrimtarit të kohës.

Prof. dr. Bardhosh Gaçe, studiuesi i mirënjohuri historisë dhe kulturës shqiptare, në parathënien e romanit thekson se selameti nyjëton në vetvete dhe në dukuritë individuale, shoqërore dy prerjet kohore të një vendi dhe shoqërie, në dy sisteme socio-politike, gjurmët e cilëve duken gjatë dialogjeve, komenteve mbi kulturën dhe ngjarjet, të cilat shkrimtari i zbulon dukshëm përms një lineariteti kohor, ditë pas dite dhe kohë pas kohe, por që qerthullon në ndërtimin e një personazhi stereotip me fytyrën e tij. Autori Muhamet Derri në këtë vepër ka vendosur pjesëza jete për të analizuar mendimin kohës. Me mjeshtëri ka mundur të pasqyroj ftohtësinë e kohës, ka sjellë situata “komode”, por dhe që mund të bëhen të rrezikshme dhe vjekjeprurës, në një moment të caktuar. Kështu, ai vendos brejtësit e kohës në të cilën jetojmë si ata të tipit të Selameti. Ky është një personazh befasue në historinë e romanit, një personazh që në çdo detaje të romanit që lexojmë menjëherë vëmë buzën në gaz se na kujton dhe na del përpara Salameti, që të gjtihë e njohim dhe ecim me të.

Shkrimtari Muhamet Derri, duke shfrytëzuar në thellësi humorin e Labërisë, në një rolin e një rrëfimtarit në vetën e parë, me kuraj e guxim ka ndërtuar personazhin qendror të romanit. Përmes replikave, Selameti, personazh tipik i një grupi njerëzish, të prapambetur, që orvaten se dinë e bëjnë gjithçka, kur nuk dinë asgjë. Nga ky mesazh fishkullues, lexuesi i thjeshtë dhe i mirëinformuar, di të dallojë qartë dallkaukët, kopukët e injorantët që janë të pashmangshëm në kohën e sotme. Duke sfiduar me një buzëqeshje ironike, si dhe ajo e autorit, i cili nuk fyhet, sepse Selameti del budall, hajvan etj. Romani “Selameti” i Muhamet Derrit na sjell në kujtesë “Zylon” e Agollit.

Një dhimbje gjumë braktisur

Poetit Muhamet Derri ka dalë para lexuesit të gjerë e sidomos lab me vëllimin elegji “Loti që nuk thahet”. Në të gjitha elegjitë e përshkruara në vëllim, plotë pesëdhjetë janë përshkruar nëpërmjet vargje brilante dhe plot emocion për lexuesin njerëz dhe të njohur të tij, të larguar nga jeta duke i shkaktuar poetit lotë që ende nuk i janë tharë. Poeti Muhamet duke shprehur ndjenjën njerëzore në elegjitë e shkruarar dhe në qendër ka vendosur qenien njerezore, njeriun. Njeriu në këtë jetë të trazuar sipas autorit ka qenë vazhdimisht në trysni dhe me të papritura. Autori duke ndjekur udhëtimin e tyre drejt segmentit kohë, por njeriu pëson humbje, duke shkaktuar dhimbje dhe lot që qëndron në sy. Në këtë kah poeti i lotit, nuk bie në pesimizëm, por ai ngrihet dhe na mbush me besim, për të ecur përpara në jetën personale e familjare, shoqërore e politike. Kjo është dhe dukuria e parë që jepet në vëllimin poetik faqe pas faqesh. Në këtë vëllim poetik ku fjalët dhimbje dhe shpirt gjejnë njera-tjetrën dhe bëhen poezi, përfshihen të gjithë në varg, si njeriu që ikën, ata që e ndjejnë dhimbjen dhe të tjerë që e përjetojnë nga larg.

Nëpërmjet vargut popullor me atë tradicional, natyrshëm poeti kërkon modernen, të cilën e gjen dhe e zbulon te njeriu i mirë, i dashur, punëtor dhe shoqëror, por që jeta i ndërpritet nga rrethana e shkaqe të ndryshme, për tu ngjitur në horizont, për ti bërë jehon veprës së tyre dhe virtytit të pavdeksisë. Në të gjitha elegjitë poeti jua ka kushtuar njerëzve të thjeshtë, të njohurit e tij dhe që kanë lënë emër, bashkë me jetën që patë. Kështu mund të përmendim elegjitë që ju kushtohen Dorjan Karaj, Nexhat Mersini, Fatmir Xhindi, Maman Saliu, Flamur Micko, Naim Zotaj, Mëno Gjoleka, Ilmi Bejko, Fadil Zanaj, Kozma Kocani, Lefter Malaj, A. Koçia, Edgar Xhindole, Xhevair Rexhepi, Xhevdet Selmanaj, Enver Zeqo, Bedri Dule, Ylli Zaho, Albert Sakaj, Dino Çiço, Valentina Ndoja, Lirim Deda, Shefit e Aleksandër Gaçe dhe deri te zonja Buto, kryeministre e Pakistanit.

Vëllimi poetik “Loti që nuk thahet” është një libër i menduar mirë nga autorit, ku heronjtë e tij, kanë qenë njerëz të zakonshëm, por që kanë qenë në shërbim të shoqërisë, ku jetuan dhe punuan. Në çdo poezi, elegji, autori me emër i është drejtuar personazhit duke e bërë atë përgjithësues dhe ka realizuar mjeshtërisht vargun e litë, të përzier me vajin lab. Me ndjenja drithëruese ka përshkruar se: “Vargun do ta mbështjell me gjak,/ do ta shpie në çdo derë,/ se ky popull s’e ka hakë/ të thithë vetëm helm e vrerë/. Penën seç më vjen ta thyej/ loti rrjedh dhe qet s’më e,/ me shpirt rinie ta ngjyej:/ të bërtas sa të kem zë”… Fragmenti është tronditës, dhe së bashku me strofat e tjera dhe elegjitë bëjnë sit ë thuash përmbledhjen e gjithë vëllimit poetic, elegji të realizuar.

Dukuri tjetër e poezisë, elegji të Muhamet Derrit është se ai ka ditur të fut në poezi edhe poet që zemra e tyre gjithmonë ka rrahur për Atdheun, për shoqërinë dhe për patriotizmin si në poezinë “Si vdiq poeti”: “Një jetë të tërë e kish kaluar/ tu jepte njerëzve ujë e dritë/, sa herë në jetë ish rrezikuar/ për të, gruan dhe fëmijët!… Me duar pune e shpirt poeti/ një bashkësi diçka e rrallë/, ikte, po ku të vinte i shkreti/ tek një bunker s’arriti i gjallë/”. Me këto pak rreshta ka përshkruar poetin e Labërisë Lirim Deda, për tërë jetën e tij nga poezitë plot dinamizëm dhe këngë në festival të RTSH-së, gjer në internime me ushtarë të deklasuar që bënin punime xheniere, gjer në ditët e demokracisë së brishtë shqiptare. Ndaj dhe gjetja e titullit të librit “Loti që nuk thahet” është një dukuri që poeti do të tregojë që jeton përherë me kohën.

Vëllimi në tërsi nuk ka ndarje klasike, por të gjitha poezitë vijnë natyrshëm dhe çdo njera për hesap të vet tregon ndodhinë dhe ngjarjen e cila të lë me lot në sy. Mendos se poeti Muhamet Derraj ka bërë një zgjidhje orgjinale, pavarësisht se ai tashmë është një emër i njohur në fushën e letrave shqipe me botime të zhanerit poetik dhe proze, gjithashtu ai ka lëvruar poezi, tregime, novela, romane etj. Bukur e mbyll vëllimin “Loti qe nuk thahet”, kur jo në mënyrë spontane por na jep gjyshen e tij, e cila na zbulon se kjo familje në shekuj, ka qenë një familje e ligjërimit, e bejtes, e vajit dhe e këngës. Siç thekson dhe Muhameti, nëna e tij, Esma Derraj, ka qenë vajtore e dëgjuar e Smokthinës. Ajo u ka ligjëruar burrave dhe grave që kanë bërë emër, ju ka ligjëruar dëshmorëve dhe njerëzve të punës, blegtorëve, por dhe të dijes.

Vëllimi poetik është i mbushur plot me derte, por dhe me shpresë, ndaj dhe autori ka ditur që poezi pas poezie të zbulojë njerëz që vinë dhe ikin në jetë, por që pas ngelen kujtime, derte, shpresa dhe ringjallje të amaneteve të tyre. Duke e lexuar këtë vëllim poetik në fund do të jeni të çliruar se kini bërë një udhëtim përmes lotit të mjaft njerëzve të dashur, të njohur dhe të panjohur, konkretë, por që kanë lënë gjurmë dhe kanë bërë që autori të rrijë zgjuar për t’i kujtuar dhe vlerësuar nëpërmjet vargut të lirë, por edhe nëpërmjet lotit të pikuar në cep të syrit…

Për veprën e tij letrare

Muhamet Derri tashmë është i njohur si një poet, por dhe shkrimtar që denjësisht po ecën drejt rrugëtimit të gjatë për në letërsi, duke ardhur i thjeshtë, popullor, por dhe goditur jo pak krijues të cilët në vetvete, tregojnë zbehtësinë e boshin e tyre dhe ngelen qesharakë para shoqërisë.

Shkrimtari Muhamet Derri, duke shfrytëzuar në thellësi humorin e Labërisë, në një rolin e një rrëfimtarit në vetën e parë, me kuraj e guxim ka ndërtuar personazhin qendror të romanit. Përmes replikave, Selameti, personazh tipik i një grupi njerëzish, të prapambetur, që orvaten se dinë e bëjnë gjithçka, kur nuk dinë asgjë. Nga ky mesazh fishkullues, lexuesi i thjeshtë dhe i mirëinformuar, di të dallojë qartë dallkaukët, kopukët e injorantët që janë të pashmangshëm në kohën e sotme. Duke sfiduar me një buzëqeshje ironike, si dhe ajo e autorit, i cili nuk fyhet, sepse Selameti del budall, hajvan etj. Romani “Selameti” i Muhamet Derrit na sjell në kujtesë “Zylon” e Agollit.

Në të gjitha elegjitë e përshkruara në vëllim, plotë pesëdhjetë janë përshkruar nëpërmjet vargje brilante dhe plot emocion për lexuesin njerëz dhe të njohur të tij, të larguar nga jeta duke i shkaktuar poetit lotë që ende nuk i janë tharë. Poeti Muhamet duke shprehur ndjenjën njerëzore në elegjitë e shkruarar dhe në qendër ka vendosur qenien njerezore, njeriun. Njeriu në këtë jetë të trazuar sipas autorit ka qenë vazhdimisht në trysni dhe me të papritura. Autori duke ndjekur udhëtimin e tyre drejt segmentit kohë, por njeriu pëson humbje, duke shkaktuar dhimbje dhe lot që qëndron në sy. Në këtë kah poeti i lotit, nuk bie në pesimizëm, por ai ngrihet dhe na mbush me besim, për të ecur përpara në jetën personale e familjare, shoqërore e politike. Kjo është dhe dukuria e parë që jepet në vëllimin poetik faqe pas faqesh. Në këtë vëllim poetik ku fjalët dhimbje dhe shpirt gjejnë njera-tjetrën dhe bëhen poezi, përfshihen të gjithë në varg, si njeriu që ikën, ata që e ndjejnë dhimbjen dhe të tjerë që e përjetojnë nga larg. Nëpërmjet vargut popullor me atë tradicional, natyrshëm poeti kërkon modernen, të cilën e gjen dhe e zbulon te njeriu i mirë, i dashur, punëtor dhe shoqëror, por që jeta i ndërpritet nga rrethana e shkaqe të ndryshme, për tu ngjitur në horizont, për ti bërë jehon veprës së tyre dhe virtytit të pavdeksisë.

Poeti Muhamet Derrë ka ditur të gërshetojë ligjërimet popullore me vargun e ri, të kohës si exhelin si i tërbuar, exhelit pse si erdhi keq, exhelin pse tek neve e dërgoi, etj. Muhamet Derri në disa dekada me mjeshtëri ka shkruar tregime, romane dhe ka lëvruar poezinë popullore dhe atë modeme. Në këtë fushë me lule pranvere poetike, në vëllimit “Loti që nuk thahet” ka prurë dhe dukurinë duke ligjëruar për hallet, dertet, njeriun, shoqërinë, historitë e njeriut të mirë, duke lënë pas si monument jehonën e dhimbjeve gjer në lot.

Vëllimi poetik është i mbushur plot me derte, por dhe me shpresë, ndaj dhe autori ka ditur që poezi pas poezie të zbulojë njerëz që vinë dhe ikin në jetë, por që pas ngelen kujtime, derte, shpresa dhe ringjallje të amaneteve të tyre. Duke e lexuar këtë vëllim poetik në fund do të jeni të çliruar se kini bërë një udhëtim përmes lotit të mjaft njerëzve të dashur, të njohur dhe të panjohur, konkretë, por që kanë lënë gjurmë dhe kanë bërë që autori të rrijë zgjuar për t’i kujtuar dhe vlerësuar nëpërmjet vargut të lirë, por edhe nëpërmjet lotit të pikuar në cep të syrit…

Please follow and like us: