Albspirit

Media/News/Publishing

Malvina Tema: Inteligjenca Artificiale dhe Injoranca Kolektive

Inteligjenca artificiale AI (ai/a-jo), po kthehet në injorancë kolektive; -Arketip i mendjes së shthurur nga informacioni që edhe nuk të duhet aspak-sesi. Në kuadër të ndërgjegjes kolektive të Jungut dhe në opozicion të harkut të saj,-qëndron tashmë ajo që është, -ajo që bëhet, -injoranca kolektive.  Por çfarë është kjo? Le të pyesim AI… dhe të realizojmë detyrën e kursit, temën e masterit, doktoraturën, shkresën ekstensive, fjalimin me pathos…le të tregohemi kokë-plotë… Nga sistemi i edukimit parësor, -ashtu si te kujdesi shëndetësor parësor, deri tek shkallët më të avancuara të erudicionit, AI është free rider (kalorësi lirë) në sistemin e dijes, shëndetit, teknologjisë. Një mashtrim për të shpëtuar veten dhe mashtruesit.  Do të thonë AI-stët, edhe Pizza dikur ishte shume e çuditshme për kohën dhe mjaft e avancuar, por tanimë thjeshtë e hamë. Në fakt nuk është ashtu, -me Pizza mbetesh gjallë,-kurse AI shuan dritën e dijes, mendjes, madje edhe dritën e jetës. Mendoni për Tesla, mendoni për Pilot Automatik. Një Double 00 AI-Hacker-i Zi, të çon në kolaps cybersecurity dhe je vulnerabël si kurrë më parë. Mendoni pak për cloud, -si (?) shiu ruhet në re, pa rënë… Po çipi? Ai nuk është integruar as tek çelësat e motorit jo më kokë… Po në fund të fundit, -në fund pra, Zoti i Madh të na ruajë! Unë me Edukimin e kisha diskutimin…

Please follow and like us: