Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Muka: Mëziu i Pukës, i malësorëve bujarë

Ditë e bukur, fillim muaji, 1 Maji, ditë e shenjtë në kalendarin orthodhoks, nisi rrugën e botimit libri im i dytë: Mëziu i Pukës, i malësorëve bujarë.
Një punë intesive gati një vjeçare, me kontakte e biseda, telefonata e mesazhe me dhjetra mëzias. Shumë statuse nè f. b e qindra komente, inkurajuese, mbështetëse e vlerësuese, qindra foto, ma lehtësuan punën.
Pas më shumë se 40 vjetësh, që u largova nga Mëziu, ku punova mësues në 1975- 1982, mora me vehte bujarinë e mikëpritjen e mëziasve, i ndava me familjen, miq e shokë e ja tash u lehtësova shpirtërisht, hodha në letër përjetimet, mbresat e kujtimet jo vetëm pozitive, por dhe vështirësitë, mundin e sakrificën jo vetëm timen por dhe të mbi 60 mësuesve gjirokastritë që punuan në Pukë.
Mbi 50 ese kujtimesh e për mbi 40 familje të Mëziut i pasqyrova nën këndvështrimin e një të riu 22 vjeçar nga Gjirokastra.
Dhjetra ngjarje, qindra personazhe, shumë doke e zakone të malsise plotësojnë librin.
Fund e krye – bujaria, mikëpritja, fisnikëria, besa e burrëria, njerëzit e thjeshtë, gratë heroike, loket duar ëmbla, nxënësit e mirë heronj të vështirësive e varfërisë, përshkojnë librin.
Një ” enciklopedi” e jetës së malsorëve mëzias në duart e brezave të rinj kudo ndodhen në Mëzi, a Tiranë, në Shqipëri a botë.
Ndjesë dikujt që nuk gjen vehten, por kjo ishte memorja ime djaloshare.
I pari libër për Mëziun që nuk pretendon për ezaurimin e gjithçkaje. Është thjesht memorja ime.
Rrugë të mbarë! Tash jam i çliruar nga një ” barrë” detyrim mirënjohjeje.
Please follow and like us: