Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi vjen me librin e ri eseistik “Udhë pa udhë”

 

 

Çerçiz Loloçi, Albspirit

 

Astrit Lulushi lindi në Tiranë më 1953.

U arratis nga Shqipëria izolacioniste komuniste diktatoriale në vitin 1985, periudhë e Perdes së Hekurt ose e Luftës së Ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit.

Në vitin 1986 u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fillon punë në Radion “Zëri i Amerikës” ku shërbeu në të gjitha detyrat: folës, përkthyes, gazetar, shkrimtar dhe producent.

Aktualisht jeton me familjen në SHBA.

Është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, mes të cilave: ‘Pak ndryshe’ dhe ‘Ndjenjë realiteti’ nga Botimet Tirana Times; ‘Zhgënjime sporadike nga Botimet Dudaj, ‘Kujtesë lirie’ nga Botimet Tirana Times; ‘Sonete të Shekspirit’ nga Botimet Toena; ‘Kalendar historik’, ‘Dije të heshtura’, ‘Pak ajër’, ‘Pa kufizim’ dhe ‘Pa vazhdim’ nga Botimet Tirana Times; ‘Dije pak të thjeshta’, ‘Realitet dhe vetëdije’ dhe ‘Botë dhe mistere’ nga Botimet Uegen; ‘Dëshmi dhe kujtesë’ nga Botimet QTAL, ‘Përshkëndijime’ dhe ‘Udhë pa udhë’ nga Botimet Tirana Times.

Libri ‘Përshkëndijime” ka qenë në listën e shkurtër për çmimin kombëtar të Bibliofilisë.

Prej disa kohësh autori është kontribues në disa portale shqiptare, mes tyre edhe në Albspirit.

Falë erudicionit të thellë, një pjesë e mirë e eseve të tij janë të natyrës eciklopediste, që sjellin qytetërimet të hershme dhe më të reja, protagonistë dhe kundërprotagonistë, ngjarje dhe dëshmi që zbulohen për herë të parë në shqip.

Autori ka thellësi mendimi dhe priret nga konciziteti duke përçuar mesazhe të mëdha në tekste fare të shkurtëra.

Eseja politike zë gjithashtu vend të gjerë në krijimtarinë e tij duke përballur dukuri perëndimore me ato shqiptare në periudha të ndryshme kohore.

Autorët më të spikatur botërorë janë lëndë e shumë krijimeve të tij që vijnë me fakte e dokumente të panjohura më parë si dhe me ndikimin që ata kanë lënë në universin botëror.

https://gazetadielli.com/astrit-lulushi-vjen-me-librin-e-ri-eseistik-udhe-pa-udhe/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR33txZ8_6O54CiNrhrEHaQ9HMmgCS-xalTzSeMj3ymAPOyzWRrO6qJYsGg_aem_Ab5xEYPojlFyngEL8piUDsoNLozm6KaNBUMOZyOnNif7EKqtoOPd08JYf0HdVaaeGHEZwOJ_quH02oiv8raVQI2O

https://www.illyria.com/astrit-lulushi-vjen-me-librin-e-ri-eseistik-udhe-pa-udhe/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1n3cvD9Px-KMe4rqwWvgLc0hEyC5P7JsX_4OlC9QpMXoWoY0wIpCrnJX8_aem_Ab6w5AQGyOW7Z8HCDRc0h0GhQSkIzwFRaMF0PwJOQHSTuEfz-uieeR25LgqhkT-xYILJq7G_C2td2LJtOlhvTW8N

Më poshtë eseja hyrëse e librit “Udhë pa udhë”.

 

ABC-ja

 

Një herë e një kohë, njeriut “i erdhi goja”; filloi të fliste – për të shkruar nuk dinte ose e kishte të ndaluar. Shkrimi ishte profesion i zgjedhur; shumë pak njerëz nga paria e mësonin, për të shkruar bëmat e Zotit ose të mbretit.

Shkrimet ishin kryesish kode ose akronime, të pakuptueshme për kohën tonë. Kur një shkrim i lashtë deshifrohet, ngjarja zë vend në analet shkencore.

Pastaj dolën murgjit, të cilët mbylleshin në manastire dhe shkruanin akte ose kopjonin tabletat prej dheu të shkruara nga njerëzit e parë. Kështu feja mori përparësi. Në shekullin XV, Guttenbergu shpiku shtyshkronjën e parë dhe fjala e Zotit fluturoi. Për disa vende, Bibla është referencë pë gjuhën e tyre. Të gjithë u zgjuan dhe u hapën shkolla.

Disa popuj vazhduan traditën e vjetër, duke e folur gjuhën e tyre; shkrimin e konsideronin sakrilegj. Kjo traditë qëndroi deri vonë mes shqiptarëve, të cilën ishin mësuar ta përcillnin gjuhën gojarisht.

Në shekullin XIX dolën rilindasit (të edukuar në shkolla ne Europë).

Ata ishin mismëtarët e të shkruarit dhe përhapjes së kulturës; zgjodhën shkronjat latine – larg nga ato të pushtuesit ose fqinjëve – për të shkruar gjuhën shqipe.

* * *

Pauza – gjuha bëhet alfabet i shthurur – kur hiqet mes fjalëve dhe fjalive. Pauza është si distanca mes bimëvë të mbjella. Po të hiqet hapësira, çdo gjë i ngjan shkurres. Në kohë shpejtësie, në të folur, pauza hiqet për të dhënë sa më shumë në kohë sa më të shkurtër. Pauza është ajo që e bën dëgjimin dhe mëndjen të thithë. Në kronikat në radio vihet re mungesa e pauzës – pikës, presjes – që disa e quajnë “risi”. Nuk është.

Gazetarët vihen në garë se kush të lexojë më shpejt. Dixhitalizimi ka hyrë në metodat e regjistrimit, por njerëzit janë të kursyer me pauzën që duhet. E heqin. Ata heqin pauzën mes fjalëve dhe fjalive, deri në pikën sa që bëhen llomotitës. Si foshnjet. Lexojnë shpejt, por jo rrjedhshëm.

Mjeti, për ta, justifikon qëllimin.

Please follow and like us: