Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: E mjerë ajo… e mjerë!

 

 

Si një Ajkunë vajtonte.

E mjerë ajo… e mjerë!

Nuk kish ardhë kush,

Krahët ishin vyshkur!

Nata i solli kujtimet..

Zemra pëlciste nga përmallimet.

Përqafue vetminë,

Priste… ditët ta sillnin…

E mjerë ajo… e mjerë!

Nuk dinte se atë nuk e kthen.

Gjamë trishtimi kjo rimë e shiut.

Si nuk ja sjell një herë zanin e të riut.

N’malet e Sharrit tue kërku

E mjerë ajo… e mjerë

Jeta me të s’ka me e taku…

Zemra e saj pëlcet si një Ajkunë!

E mjerë ajo… e mjerë

Shpirtin malli po ia merr.

Please follow and like us: