Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Na fal grua!

 

Gruan pos që e vrasim me plumba,

Shpeshherë e kemi vra dhe me fjalë.

Në darkë kur ajo ka nevoj për mbështetjen tonë,

E kemi përqesh pse gjellës i ka mungu kripa.

Na fal grua!

 

Kur ajo u zbukuru për ne

Ditëm keq ta injoronim me epitetin “burrni”

E vramë në mëngjes kur ajo ka nevojë për një përqafim…

Ia kthyem shpinën se u bë vonë për punë.

Na fal grua!

 

Na fal kur buzëkuqi t’shkrepte nur mbi fytyrë,

Nuk ditëm me t’afru afër e me të thënë:

“Sot dukesh më e bukur se ditëve të tjera”.

Çdo ditë një fjalë na ka mungu.

E vramë në mesditë kur ajo pret një thirrje,

E ne jemi të zënë me hajgarllëqet e kolektivit

Na fal grua!

 

Na fal se kurrë nuk ditëm me t’dasht!

Prizren. Prill 2024.

Please follow and like us: