Albspirit

Media/News/Publishing

Malvina Tema: Mëngjes i Ftohtë Shkurti

Një orë në limitet e kohës,
Pyet pse nuk ndalon akrepin që tregon sekondë, përjetësisht…
Kur ti zgjohesh në mëngjest e pafjetur të natës,
Ku trazim i shpirtit hesht pabesisht, në tradhëtinë që parajsa i bën ferrit,
Vazhdimisht…

Lëkund një siguri të trishtë, mëngjes diku rreth agimi,
Një zemër që rend në fushën e kohës së dalë nga një gotë verë e thyer,
Kur ende zbraz pika loti të kuq, nga jeta thellësisht e fyer.

Aty ku ti rri heshtur dhe vetëm,
Unë vetëm hesht dhe kam ftohtë.
Aty ku ti buzëqeesh i mençur,
Dielli nuk harron të zbresë mbi akrepin dhe fushën e ngrohtë…

Një dorë zgjat zemrën drejt teje,
Dhe hesht…
Një puthje, parajsën i premton një të pafeje,
Dhe vret, herët një mëngjes…

06. 02. 2023.

Please follow and like us: