Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pellazgë 

Shumë mijëra vite më parë, njerëz kanë jetuar në trojet tona e për rreth. Pastaj nga Sumeria, kur qytetërimi i parë në Tokë u prish, ose kaloi në duar të tjera, njerëzit u shkëputën dhe morën udhën në të gjitha anët. Nga këta, pellazgët ishin të parët që mbritën në rajonin tonë. Pastaj erdhën ilirët dhe helenët; të parët nga Alpet, të dytët nga Egjeu dhe nxituan të merrnin tokat midis dy brigjeve Jon dhe Adriarik, duke u ndalur në Malet e Epirit, sot zonë që ndan dy vendet.
Ilirë e helenë, u bashkuan me popullsinë pellazge, disa prej të cilëve u hodhën përtej Adriatikut në perëndim dhe themeluan Romën dhe mbretëritë e tjera në perëndim.
Mesopotami, fjalë nga greqishtja, thonë gjuhëtarët, mund të jetë vendi Mes-prrenjëve; Mesopotam do të thotë ‘Mes-lumenjëve’. Si njerëz që në fillim jetonin pranë ujit, prrenjëve që u bënë pellgje, morën emrin pellazgët që fillimisht banonin rreth tyre. Kur erdhën helenët, panë që vendasit (pellazgët)  flisnin një gjuhë “barbare” – jo të barabartë me grekët, pra, gjuhë jo të njëjtë.
Atika e lashtë, siç quhej Athina, ku banorēt që ishin pellazgë e ndryshuan gjuhën në kohën që u bashkuan me helenët, ose helenët morën idiomat e këtyre.
Një degë e pellazgëve u nda nga trupi kryesor dhe u bashkuan me grekët; të cilët në fillim ishin të paktë në numër dhe me pak fuqi; por gradualisht u përhapën mes fiseve të shumta barbarësh dhe u shtuan. Pas kësaj, pellazgët mbetën një racë qē nuk u shumua kurrë shumë, por u tret dhe u paksua.
Duke u pyetur për gjendjen e grekëve dhe pellazgëve, Kroesi tha se një herë, Atika ishte e shtypur nën Pisistratin, i cili në atë kohë ishte tiran i Athinës. Ai ishte biri i Hipokratit.
Kur ishte i ri, Hipokrati, thuhet se, kishte shkuar në Olimp për të parë Lojërat, ku i ndodhi një mrekulli. Ai vuri re se, kazanët me ujë dhe me mish, filluan të vlonin pa ndihmën e zjarrit, saqë uji vërshoi nga enët. Çiloni Lacedaemonasi, i cili rastësisht ishte atje u bë dëshmitar i mrekullisë dhe e këshilloi Hipokratin që nëse ishte i pamartuar, të mos merrte kurrë në shtëpinë e tij një grua që mund t’i lindte një fëmijë; nëse e kishte një një grua, ta kthente te njerëzit e saj; nëse do të kishte një djalë, ta mohonte atë.
Këshilla e Çilonit nuk i pëlqeu aspak Hipokratit, i cili e shpërfilli dhe disa kohë më pas u bë babai i Pisistratit. Ky Pisistrat, në një kohë kur kishte grindje civile në Atikë midis banotrëve Bregut dhe të Malsisë, bëri plane për t’u bërë sundues. Ai blodhi një grup përkrahësish, duke i dhënë mbrojte anës së Malit, dhe sajoi mashtrimin e mëposhtëm:
Pisistrati plagosi veten dhe mushkat e tij, dhe më pas e futi karrocën e tij në treg, duke pretenduar se sapo i kishte shpëtuar një sulm i armiqve të tij, të cilët kishin tentuar ta vrisnin, ndërsa po shkonte për në fshat. Ai iu lut njerëzve që të caktonin një roje për ta mbrojtur, duke i kujtuar lavdinë që kishte fituar kur udhëhoqi sulmin kundër Bregdetit dhe pushtoi qytetin Nisaea.
Atikasit, të mashtruar nga historia e tij, i caktuan një bandë qytetarësh për të shërbyer si roje dhe ta shoqëronin kudo që shkonte.
I forcuar kështu, Pisistrati shpërtheu një revoltë dhe pushtoi kështjellën dhe fitoi sovranitetin e Atikën, të cilin vazhdoi ta mbante pa prishur zyrat ekzistuese më parë dhe pa ndryshuar asnjë ligj.
Ai e administroi shtetin e Athinës sipas zakoneve të vendosura dhe organizimet e tij ishin të mençura dhe të dobishme.
Megjithatë, pas pak kohësh, përkrahësit e Bregdetit dhe të Malit, ranë dakord të harronin mosmarrëveshjet e tyre dhe u bashkuan për ta dëbuar. Pra, Pisistrati, pasi me mjetet e përshkruara fillimisht u bë mjeshtër i Athinës, humbi përsëri fuqinë e tij. Megjithatë, sapo u largua, fraksionet që e kishin dëbuar u grindën përsëri dhe më në fund lë lodhur nga lufta, dërguan një lajmëtar te Pisistrati, me një ofertë për ta rivendosur në fron. Pisistrati pranoi, u martua me një vendase, u bë tiran i Athinës dhe kështu, Malësia dhe Bregu i Detit u bënë një, iliro-heleno-pellazge.
Please follow and like us: