Cikël poetik nga Avdush Canaj

MOLLËT
Mollët janë goca
me faqe të ëmbla.
Vetullat i kanë
krahasim ylberor.
Sytë,
metaforë buzëqeshjesh.
Janë poezi që lexohen
nën ombrellë gjethesh.
Fluturat pëshpërisin,
dielli i puth përditë.
PËR SHPIRTIN E ATDHEUT
Për shpirtin e atdhut
Valvis flamurin e shkronjave.
Për vetullat e atdhut
Këndoj himnin e dritës.
Për qepallat e atdhut
Shkruaj vjershën me yllin e agimtë.
Për faqet e atdheut
Çelin puthje edhe në dimër.
Për shpirtin e atdheut
Vesh këmishën e lulëkuqes
Vallëzoj si shqiponja.
SHTËPIA JONË
Shtëpia jonë
me themele dashurie.
Muret diellore
Dritaret, krejt buzëqeshje.
Përqafime ballkonet
kulmi pranverë lumturie.
Porta s’mbyllet
s’mbyllet kurrë
puthja bënë roje.
Shtëpia jonë.