Dr. Vlora Obertinca: Kur njeriu lëndohet, e mbyll zemrën dhe e hap mendjen

Të gjithë ne jemi të prirë të hapim zemrën dhe të duam në një lidhje intime, gjithmonë në kërkim të një përmbushjeje shpirtërore. Por, jo gjithmonë është partneri ideal të cilit i dhurojmë dashuri. Në momentin kur e kuptojmë realitetin e hidhur ndjejmë zhgënjim, sepse pala e kundërt nuk i përmbush pritshmëritë tona. Kështu ndodh lëndimi dhe zemra jonë mbyllet, por nga ana tjetër hapet truri në mënyrë që të rezonojmë se ku gabuam, apo kush ishte fajtori.
Të dashurit e mi, kur ju lëndohet zemra, jepni kohë vetes për t’u shëruar emocionalisht. Kjo sepse duke i dhënë vetes kohë ne e rikuperojmë dashurinë që e humbëm për dikë, dashuri të cilën nuk e morëm mbrapa nga ai person. Duke i dhënë vetes kohë dhe dashuri të pakushtëzuar, duke mos e akuzuar veten asnjëherë për asgjë, por duke bërë çdo ditë gjëra të vogla që na e lumturojnë shpirtin, një ditë zgjohemi plotë jetë të gatshëm për ta mbyllë mendjen dhe për ta hapur zemrën sërish. Mendja e bukur tërheq ngjarje të bukura!
Please follow and like us: