Robert Bërns: Si trëndafil çel dashuria
Si trëndafil çel dashuria,
Në mes të kopshtit tim,
Dhe si një këngë bukuria,
S’më ndahet në udhëtim.
*
Kjo bukuri mbi të gjitha mbetet,
Asgjë mbi dhe s’e tund,
Me mua ecën gjersa detet,
Të thahen gjer në fund.
*
Nuk thahen detet zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rëra në udhëtime,
Se rëra veç vrapon…
*
Mbeç me shëndet për ty ngre gotën,
Mos u mërzit o shpirt!
Sikur të bredh me këmbë botën,
Të gjej, por vetëm prit!.
Shqipëroi: Dritëro Agolli.