Astrit Lulushi: Jeta
Si është natyra e kësaj jete? Le ta përballojmë: jetët tona janë të mjerueshme, të mundimshme dhe të shkurtra.
Ne kemi lindur; na jepet aq shumë ushqim sa të mbajmë frymën në trupin. Ata prej nesh që janë të aftë për këtë, detyrohen të punojnë deri në grimcẽn e fundit të forcës; dhe pikërisht në momentin që dobia e tyre ka marrë fund, u japin njē pension të masakruar me një egërsi të tmerrshme. Vetẽ jetojnë nẽ vila.
Jetesa ishte e varfër dhe pas 30 vjetẽsh janë bërë miliarderë, me paratë e atyre që s’kanẽ.
Asnjë nuk e di kuptimin e lumturisë edhe pasi të ketë mbushur moshën. Asnjë nuk është i lirë. Jeta është mjerim: kjo është e vërteta.
Por a është kjo thjesht pjesë e rendit të natyrës? Kështu duhet të jetë? Mos vallë për shkak se vendi është aq e varfër sa nuk mund të përballojë një jetë të denjë për ata që banojnë në të? Jo, një mijë herë jo!
Toka është pjellore, klima e saj është e mirë, është e aftë të ofrojë ushqim me bollëk për një numër jashtëzakonisht më të madh njetëzish sesa banojnë tani. Kjo tokë e jona do të mbante, të gjithë do të jetonin në rehati dhe dinjitet, që tani janë pothuajse përtej imagjinatës sonë.
Pse atëherë vazhdojmë në këtë gjendje?
Sepse pothuajse i gjithë prodhimi i punës sonë vidhet nga ata që gjoja kujdesen për ne. Aty është përgjigja për të gjitha problemet dhe pensionet e vogla. Përmblidhet në një fjalë të vetme – politikanët. Ata janẽ i vetmi armik i vërtetë që kemi. Largoji nga skena dhe shkaku i mungesave, çmimeve të larta, dhe pensioneve të ulta do të zhduket.
Zyrtarët dhe politikanët e sotëm të zhgjedhur janë e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Megjithatë thuhet se i kemi dhënë votën, pasi i kanë manipuluar.