Edmond Kaçeli: Plagët e fjalëve
Plagët e fjalëve, krejt si vrraga të hapuna
të fshehuna, ndër rrokje, të brishta, të forta
Shpirtin e bajnë gjak, pa shteg ikjet
E zemrës i peshojnë, gjith’herë ma shumë,
Fjala të pret fort, si tehu i thikës së mbrehun
të hyn thellë n’asht, e len shêj t’pashlyem
netve t’pagjuma, a ditëve të heshtuna
plagët hapen, e dhimbja ushton britmash
Por fjalët e kujdesuna, helmi shëronjës janë
munden me t’qetsua, e mbështjellë ndjeshëm
me të mbyllë palgët, me t’bashkua copat
e me t’ba me çilë shpresa t’reja n’zemër!
Kështu, mes plagësh e kurash, vallzojmë n’gjuhën e folme
udhëtojmë ndër hije e dritë, ashpër e ambël
fjalët shpatë e fashë, na pjekin e na dajnë
e na poetët shëronjës, t’ua lypë (kot) kuptimin e plotë
Mes rreshtash thurim store, qetsie e kujtimesh
ku fjalë, si era e fortë, fryn larg çastin e fikjes
N’errsi, një ză pëshpërit, si drita n’hije belbëzon,
fjalët që përkëdhelin shpirtin e zemrën ndezin i’flakë
Fjalët, si piklat e shiut, rrëzohen fill n’tokë
mbi gjethet e mendjes, lagin o hapin plagë
me një forcë të fshehun, me i’prekje t’padukshme
hapin vrraga të thella, o lagin tokën e plasun
E na, kopshtarët e përjetimeve tona flù
zgjedhim farat me mbjellë -fjalët me shqiptua
kujdesshëm kultivojmë kopsht lulesh, o lamë shkretì
në dijen se çdo fjalë ka vlerë, çdo fjalë ka gjallni
E kështu, mes thaniesh, e mosthaniesh, gdhendsa të fatit
formësojmë realitetin me argjilën e zërave tanë
mes dhimbjesh së gjembave, e delikatesës së luleve
jena poetë të jetës, lypës harmonie n’kaosin pa fund!