Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Në ditën e drejtësisë duhet të reflektojnë të gjithë

 

Si sot më 10 maj 1913, për herë të parë u miratua Akti i Themelimit të Gjykatës Shqiptare “Kanuni i Zhurisë”.

Kanuni i Zhurise u botua në gazetën “Përlindja e Shqipnisë” në Vlorë më 1913, me hartues Ministrin e Drejtësisë Pertref Poga dhe shkrues në mënyrë brulante dhe të përkryer nga Luigj Gurakuqi.

Mbi bazën e tij, u themeluan gjykatat shqiptare e më pas ky akt u pasua më vonë me akte të tjera, të cilat ngritën gur pas guri një ndërtesë që u quajt Sistemi Gjyqësor në Shqipëri.

Nga 10 Maji 1913 deri në 10 Maj 2024 kanë kaluar shumë vite.

Sstemi i drejtësisë në këto vite ka patur dritëhijet e veta dhe ajo që është më shumë e ndjeshme këto vitet e fundit është reforma e thellë në drejtësi, që është reforma më e madhe në këto 33 vite demokraci, ku u arrit të riformatohej një sistem drejtësie tërësisht i ri, me ndikim të drejtpërdrejtë në shtetin e së drejtës, e konceptuar nga ekspertët dhe organizmat ndërkombëtare monitoruar nga BE dhe SHBA, për të përmirësuar në mënyrë cilësore sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha për t’u përgjigjur shqetësimit të qytetarëve me qëllimin e vetëm krijimin e një sistemi drejtësie me institucione të qeverisjes profesionale, meritokratike, të pakapura nga politika, korrupsioni dhe të përgjegjshme përpara ligjit.

Besojme shumë që frytet e saj t’i shijojnë brezat që vijnë!

Urojmë e shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë reflektimi, për gjithë pushtetin gjyqësor, për të gjithë punonjësit e drejtësisë, e mbi të gjitha politikëbërësit!

Sot në 10 Maj në ditën e drejtësisë, duhet të reflektojnë të gjithë!

Please follow and like us: