Astrit Lulushi: Misteri i Madonës
Piktura “Madonna, Shën Gjoni dhe Foshnja”, njihet në Itali si “Madonna dell’UFO” ose “Zoja e Pjatës Fluturuese” nga Leonardo Da Vinci.
Dikush i telefonoi autorit Dan Brown dhe i tha se një mesazh i fshehur në pikturën e Da Vinçit nuk ishte tepër i qartë, kur bëhej fjalë për teoritë e konspiracionit në art.
Në fakt, turistët e huaj në Firence mund të gjenden ballë për ballë me atë që disa e konsiderojnë provë se objektet fluturuese të paidentifikuara kanë qenë mes nesh që në kohën e Rilindjen.
Pra, çfarë është ajo që i ka emocionuar kaq shumë ufologët? Piktura në fjalë është “Madonna, Shën Gjonin kur ishte fëmijë dhe Jezusi foshnjë”. Është pikturuar në shekullin e 15-të dhe i është atribuar në mënyra të ndryshme edhe piktorëve të tjerë.
Shën Gjoni është, në fakt, shenjtori mbrojtës i Firences, kështu që kjo mund të ketë të bëjë me mënyrën se si është porositur piktura. Por nuk janë figurat qendrore të veprës që kanë shkaktuar kaq shumë polemika. Kjo vjen nga një pikë e vogël në qiell mbi shpatullën e Marisë. Pas inspektimit nga afër, duket se është një mjet metalik dhe duket shumë si një disk fluturues. Për më tepër, në tokë poshtë është një burrë që shikon me mosbesimin ndaj objektit ndërsa qeni i tij leh në të. Por a është vërtet një pushtim alienësh dhe a është ky Roswelli italian? Sigurisht, ka një shpjegim mjaft të thjeshtë. Në shumë piktura të tjera të Lindjes ose Adhurimit gjejmë një bari që mban dorën në kokë në një mënyrë të ngjashme, ndërsa shikon me habi një re të ndritshme (shpesh me një engjëll që del prej saj). Engjëlli mund të mos përfshihet këtu, por historianët e artit besojnë se është pothuajse me siguri e njëjta re e ndritshme. Për shkencën, kur nuk ka çfarë të thotë, shton një grimë argëtuese të misterit të asaj kohe.
Please follow and like us: