“Martesa e palumtur e Stanishit” e Kokonozit, me sfond nga rrethimi i Shkodrës
Aleko Likaj
Romani ”Martesa e pa lumtur e Stanishit” e shkrimtarit, dramaturgut, publicistit e studjuesit të njohur Dashnor Kokonozi, ngjason si kronika e pa përfunduar e një qëndrese dhe beteje të zgjatur të shekullit XlV – të, që në fakt nuk e bënë historianët e kohës. Bëhet fjalë për rrethimin e Shkodrës, nga ku autori ka marrë ngjarjet, mbështetur në një fakt historik sipas arkivave veneciane dhe sjell karaktere të mbështjella me ngjyrën e kohës, marrëdhënie e raporte, jo vetëm luftarake midis popujsh, ku mbizotërojnë ato të ëendedikut e shqiptarëve, kryesisht të malësive e rrethinave të Shkodrës, malazes, e deri lart në krahinën e Zarës që sot është brenda kufijve të shtetit kroat..
Dhe në këtë histori të dhimbshme me erë baroti, ku shpatat ngjyroseshin me gjak dhe prisnin mish njeriu duke mbjellur vdekje e sjellë kob, një krushqi me një vajzë nga paria e njohur e Venedikut nis me një udhëtim nëpër Adriatik.
Por dhëndëri nuk është në grupin e atyre që do të sjellin nusen në Shkodër. Për shkak të përgatitjeve të një rrethimi të madh e të zgjatur, si qëndresë, por edhe presioni i uzurpatorëve osmanë, që këtë rradhë pas rënies së kështjellë së Krujës, kërkojnë që të rrëzojnë dhe të marrin edhe fortesën e fundit në Arbëri, atë të Shkodrës, në veri perëndim të vendit. Stanishi dhëndër, princi i Zetës (në atë kohë kështu emërtohej Mali i Zi), ka marrë përsipër organizimin dhe ndodhet në vijën e parë të bllokadës që i kanë bërë vendasit uzurpatorit qê grumbullohej dita ditës poshtë kështjellë, por pa dhënë betejë.
Në vend të tij është prezantuar një miku i afërt, Gjura Banovina, ”sozia” dhe vëllami i tij .
Historia me vajzën nga venediku Valeria Orseola, zë fill realisht nga një portret i piktori të njohur venecian, Xhentile Belini, tablonë e së cilës e kishte sjellë edhe në Shkodër. Kapedani i ri Stanishi ishte dashuruar marrêzisht pas portretit të vajzës së Oseolëve. Kish këmbëngulur më pas që të lidhej e ta bënte si pjesë dhe vetja e dytë e tij. Autori e përshkruan si një dashuri tê madhe edhe pse kapedani i ri nuk kishte kontaktuar asnjêherê. Në shpurrën që e shoqëron vajzën venedikase në anije ndodhet edhe babai i heroit, një princ i vjetër, kryezot e kapedan i rëndësishëm, që dikur ka qenë pjesë e luftimeve me Gjergj Kastriotin gjatë betejave në shqipëri. Mirëpo ndodh ajo më e pabesueshmja në anije, ndërsa ajo çan valët e detit për t’iu afruar brigjeve arbërore, në qytetin që përgatitej të përballonte hordhitë pushtuese të ardhur nga Lindja.
Valeria Oseola, nusja venedikase dhe e bija e Sior Orseolës, një nga kapedanët dhe shtetarët më të zëshëm të Republikës së Venedikut dashurohet nga bukuria fizike e njeriut, për të cilin ia kanë prezantuar si burri i ardhshëm i saj, i futet natën në dhomën e gjumit të tij dhe në shtrat në një kthinë të hambarit të anijes. Kjo skenë përsëritet edhe natën pasardhëse, ndërsa ka rënë në sy të rojes besnike të babait të Stanishit.
Mbritja në Shkodër është krejtësisht në një skenë dhe atmosferë të rëndë mobilizuese. Ku malësorë të zbritur në qytet vijnë dhe përbetohen për ta mbrojtur qytetin në një betejë e luftë krejtësisht të pabarabartë me osmanllinjtë.
Veneciania nuk i beson dot Stanishit edhe pse martesa e tyre kurorëzohet në një nga kishat e qytetit. Ndjehet zemërvrarë dhe e dashuruar me njeriun që kaloi çaste të lumtura në anije dhe që e konsideronte si Stanishin e vërtetë…
Por autori nuk merret aspak me mërinë midis dy të rinjve ku në mes është grabitja e nje vajze që ka ardhur nga Venediku i largët për të lidhur jetën e saj me një luftëtar e kapedan të ri shkodran. Dhe kësisoj drama shërben si njê sfond… Dashnor Kokonozi në këtë rast në romanin e tij nuk parapëlqen lojën… edhe pse gjasat mund që të ishin mjaftë interesante nga një keqkuptim të këtij lloji në letërsinë tonë shqipe janë tepër të rralla, për të mos thënë inegzistente.
Ai ka zgjedhur që t’i mëshojë linjës kur luhen fatet e egzistencës dhe interesat e banorëve të Shkodrës dhe malësisë së saj, ku Stanishi përballë dashurisë e dramës së saj, si dramë e individit sfumohet përballë ngjarjeve e raportit historik me qëndrestarët. Dhe këtu lexuesi e ndjen dhe e gjen veten brenda një ngrehinë, ku nga të gjitha anët, luhen histori që përkon me të njëjtën kohë.
Romani të trondit së tepërmi dhe të befason. Ai nuk humbet në ritëm, por as në dramacitet, Dhe autori është tepër i kujdesshëm që të përfshijë e ta gërshetojë mjeshtërisht dilemën shpirtërore të dy të rinjve që janë dhe ndodhen në një martesë krejtësisht të palumtur, jo vetëm se përgjaken ditët në Shkodrën e kështjellën e saj të rrethuar, por për shkak edhe të dramës së saj të konsumuar tashmë që në hambarin e anijes.
Martesës Stanishi nuk i jep jetë.
Pjesa tjetër ngjason si kronikë luftarake, ku bie në sy vetmohimi i të rrethuarve dhe qëndresa. Autori ka arritur që të krijojë me mjeshtêri atmosferën e asaj kohe, raportet me fqinjët si dhe ato që lidhen me angazhimin tërësor e universal në mbrojtje të lirisë dhe qëndresês.
Romani të trondit me dramën dhe informacionin që sjell tek lexuesi i tij. Të rrënqeth…
Të dy të rinjtë, Gjura Banovina dhe Stanish Cernojeviçi kanë të njëjtin fat. Të njëjtin fund… ashtu si rrethimi…
Dashnor Kokonozi është një vëzhgues i hollë i jetës dhe botës se brendshme të njerëzve. Ai nuk e ngarkon prozën e tij me teorizime filozofike e psikonaliste, madje as edhe me kuptimin e jetës dhe vdekjes, por ai rrëfen jetën e gjallë brenda kampit duke shqiptuar me të njëjtën ashpërsi si të shëmtuarën, ashtu dhe të bukurën, si sublimen ashtu si dhe trivialen. Ndjehet i sigurtë dhe vizaton mjeshtërisht karaktere personazhesh si Filomena, ndihmësja e vajzës vendeciane që bëhet nuse pranë kështjellës së rrethuar, kapitenin venedikas Adamo Barbariga, një nga udhëheqësit kryesorë në atë qëndresë, Kel Skurën… Dhe djaloshit shkodran Marin Barleti, pjesë e atyre luftimeve që në librin e tij të mëvonshëm dhe të vetëm për atë histori i dha njê peshë përtej një historiani të mirëfilltë.
Ajo që bie në sy dhe që i jep vlera të veçanta romanit të autorit Kokonozi është leksiku i pasur dhe përdorimi i teknikave të ndryshme narative… Nuk ka tepërime gjuhësore. Kjo vjen nga që Dashnor Kokonozi ka një bagazh dhe përvojë të gjerë në fushën e letërsisë, si krijues, romancier, dramaturg, publicist, studjues dhe njohës i mirë i artit në përgjithësi, duke kontribuar rregullisht edhe në gjuhë të huaj në italisht dhe frëngjisht, me botime cilësore.
Romanin ”Martesa e pa lumtur e Stanishit” do ta konsideroja pa dyshim si një arritje dhe piketë e re suksesi dinjitoz në krijimtarinë e autorit Kokonozi.