Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: MEDITIM

 

As njerëz, as fletët ndër dega,

As gurët siç ishin s’i gjej.

As zërat, as gjurmët, as dherat

As ujërat përroit përtej.

 

As varret ku shtriqur fle vdekja,

As retë e lashta nē qiej.

As xanën me lule të verdha

As shkëmbin që ngrohej me diej.

 

As frymën aromash tē gjelbra

As mallin që gjoksit zbërthej.

As llozin e moçëm te dera

As erën që ngutej ta brejë.

 

Veç ikjen në ikje e ndjeva,

Si këngë e qyqes sē shkretē.

Kur kapej për strehësh me kthetra

Vendlindjes që rrekej për jetë.

Please follow and like us: