Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Gjigantët

Gjigantët, meqënëse u përkasin racave humanoide, përkufizohen si qenie mitike, pak a shumë në formë njerëzore; me shtat anormalisht të madh dhe fuqi të jashtëzakonshme.
Sipas Enciklopedisë Amerikane, rrëfimet mitike për gjigantët janë më të rralla sesa ato me xhuxhë dhe krijesa të tjera anormale, megjithëse kanë lënë gjurmë shumta lashta; mure, rrugë e ndërtesa me gurë të mëdhenj të pamundur për të ngritur edhe me mjete më moderne..
Sipas Pokorny-t, “gjigant” ishte e afërt me pellazgjishten gígas, nga mitologjia homerike, për të treguar njerëzit shtatlartë të fiseve që vinin nga Epiri.
Fjala “giant” (gjigant) shfaqet në Webster’s Dictionary pas “gibber/gibberish” që përkufizohet si shqiptim i tingujve të pakuptimtë dhe të paartikuluar, ndërsa “Gibberish” përkufizohet si fjalim i shpejtë i pakuptueshëm, një gjuhë e panjohur ose ezoterike. Në kohët e kaluara, babel, belbëzim a barbarë ishte termi që përdorej për të folurit e demonëve dhe gjigantëve të lashtë që flisnin shpejt në gjuhë të panjohura.
Në mënyrë të ngjashme, gjuhët indo-evropiane – të njohura në mënyrë alternative si ariane, ariane-evropiane, indo-keltike dhe indo-gjermanike – janë terma të krijuar nga studiuesit për të përmbledhur gjuhë të lidhura dhe misterioze që rrjedhin nga një gjuhë e përbashkët paraardhëse me origjinë të panjohur.
Europianët arritën në historinë e hershme laike pas pêrmbytjes së madhe pa shpjegim adekuat, duke pushtuar rajonet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme që para vitit 2000 pes. Fiset indo-evropiane asimiluan ose shkatërruan popuj e kultura të tilla si pellazgë, minoanë, babilonas, hititë; mendohet se janë edhe skithët, persët dhe arianët, këta të fundit të vendosur në Luginën e Indus. Historia misterioze e gjuhëve dhe fiseve të ndryshme indo-evropiane êshtë e lidhur me gjigantët.
Gjuhët indo-evropiane fshehin një histori të pashpjegueshme shumë përpara përmbytjes. Më interesante është se në njohuritë politeiste, arianë ishin më të lashtët nga skithët dhe para sumerëve. Pllakat e gjetura nën fshatin Tartaria në provincën e famshme të Transilvanisë duket se parakalojnë tekstet e para sumeriane deri në një mijë vjet, sipas datimit me karbon-14.
Më e jashtëzakonshme në lidhje me këtë zbulim është se glifet/simbolet në pllaka ishin praktikisht identike me glifet sumeriane. Skithët e hershëm pas përmbytjes pushtuan Ballkanin, Transilvaninë, Karpatinë dhe Ukrainën, që tregon se skithët në një farë mënyre trashëguan gjuhën e arianëvë.
Njeriu nuk mund të kuptojë qartë historinë dhe kulturën shpesh të fshehur të njerëzimit, nëse nuk llogarit ndikimin e gjigantëve dhe kumbarëve të tyre të ngulitur në botën para dhe pas diluviane.
Pra, gjigantët të përshkruar në shkrimet e shenjta si të fuqishmit e lashtësisë dhe “nefilimë” ishin fëmijë të rremë të atyre hyjnorë gjigantë të përshkruar nga disa historianë monoteistë si “mishërim i pushtetit absolut në botën e lashtë” dhe trashëgimia imponoi një sistem klasor mbarëbotëror të ngjashëm me feudalizmin, politeizmin e sponsorizuar nga shteti dhe sistem arsimor të kontrolluar të frymëzuar nga politeistët.
Dinastikët mbretërorë të gjigantëve – së bashku me vëllezërit e motrat, dhe kushërinjtë e tyre – komplotuan gjatë brezave për të imponuar, zbatuar dhe skllavëruar njerëzimin – duke vendosur një rend botëror të lashtë që disa e quajnë Rendi Botëror Nefilim. Hegjemonia perëndimore shkencore, historike, arkeologjike, arsimore dhe e krishterë vazhdimisht hoqën të gjithë historinë e papërshtatshme që nuk ishte në përputhje me dogmën e tyre. Ata hodhën poshtë në mënyrë të përmbledhur vërtetësinë e gjigantëve, duke e quajturi “një pjellë kolektive stërgjyshore e imagjinatës”: një halucinacion masiv i përjetuar në shkallë botërore. Prandaj, shumë thonë se fjala “gjigant”, do të thoshte “i lindur në tokë” në kulturën e lashtë paragreke dhe zbatohej për heronjtë dhe luftëtarët plotësisht njerëzorë. Keqinformimi dhe dezinformimi në përgjithësi përmbajnë disa të vërteta, por tërësia është e pasaktë dhe e krijuar për të mashtruar për të mos llogaritur qytetërimin e racë së gjigantëve.
Sipas Webster’s Dictionary, ‘giant’ rrjedh nga latinishtja: gigas (ka të ngjarë tê ketê qenê gigente, ose gegëni (krahinë e banuar nga gegët në Shqipëri) .
Njohja e etimologjisë së fjalës”gjigant” ka kuptim për gigas, gygas dhe Gyges/Giyes, përmenden në Teogoninë e Hesiodit. Të dyja drejtshkrimet u transliteruan në përkthime të ndryshme në anglisht që shjegon një anëtar të racës së përbindëshave. Madhësia e Gigantes duhej të ishte e madhe (gjigante) për të akomoduar të gjithë krahët dhe këmbët, ashtu si shpjegimi në fjalorin e Websterit. Fjalori i cili e përcakton një gjigant si një person me shtat anormalisht të madh, me origjinë nga gigas dhe gigantos/gigantas. “Gjiganti” rrjedh edhe si Gegeneis, gigentes. dhe Gegeneis që do të thotë “i lindur në dhèun”. Gjigantët u lindën në tokë nga perëndesha nënë e tokës e quajtur Gaia dhe Urani ose Kroni me ADN-në e tyre të botës fizike. Emërtimi i perëndeshës nënë tokë është alegoria e burimit për “të lindurit në tokë, gjithashtu siç zbatohej për gjigantët/heronjtë gjysmëperëndi të që lindën nga bashkimi i perënndive me femrat njerëzore, siç ëdhte rasti i  Herkulit, të cilin Zeusi e bët me femër njerëzore.
Pausanias dokumentoi kufomën gjigante të Orontes; indo-ariani qē oshte rreth 5 metra e 70 cm. Për më tepër, Gyges/Giyes ishte një mbret hero (gjigant) dhe themelues dinastik në Lidia rreth vitit 600 pes.

Please follow and like us: