Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Lashtësi 

 

Shtatëdhjetë patriarkët dhe kombet e Noeut përbëjnë një numër të qëndrueshëm të lidhur drejtpërdrejt me 70 djemtë e Jakobit dhe 70 perënditë që qeverisnin tokën nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e Satanait.

Ligji i Përtërirë (paspëmbytjes) ofron informacion që shpjegon pse Perëndia i kërkoi Jakobit të ndryshonte emrin, duke u bërë Izrael, dhe të merrte Tokën e Besëlidhjes me forcë, si dhe të pranonte Rendin Botëror të Nefilinit. Libri i Ligjit të Përtërirë regjistron ngjarje në lidhje me Izraelin kur ata ende po forconin besimin e tyre dhe përpara se të kalonin lumin Jordan për të kapur Tokën e Premtuar – tokën që Perëndia e kishte rezervuar për Veten dhe njerëzit e Tij të zgjedhur që në fillim për qëllimet e Tij hyjnore.
Ligji i Përtërirë jep pjesërisht kontekstin dhe justifikimin për Izraelin, pak përpara se Joshua të drejtonte fisin e Izraelit në Tokën e Besëlidhjes.
Që në fillim, Perëndia ndau tokën që do t’ia linte më vonë Izraelit që të banonte atje pas përmbytjes. Zoti më pas e lidhi trashëgiminë e premtuar të Izraelit në Besëlidhjen e Tij të Shenjtë gjatë periudhës së Eksodit, si pjesë e planit të tij për të shpëtuar njerëzimin nga engjëjt rebelë dhe pasardhësit e tyre të rremë.
Në të njëjtën mënyrë, Perëndia krijoi 70 kombet pas përmbytjes, Ligji i Përtërirë e udhëzon lexuesin se Zoti e kishte ndarë më parë tokën midis kombeve në ditët e lashta, sipas bijve të Adamit, dhe sipas të njëjtit numēr, 70, bijve të Izraelit të lindur në Egjipt – si dhe 70 patriarkët e Noeut u renditën në Listën e Kombeve.
Izraeli nuk ishte një komb para përmbytjes, as një komb në kohën e tabelës së llogaritjes së kombeve.  Paraqitja e Izraelit në Ligjin e Përtërirë është jashtë llojit kronologjikisht – derisa dikush pohoi se futja e Izraelit ishte profetike.
Si i tillë, dekreti fillestar profetik i Perëndisë paracaktoi që do të kishte një numër konstant prej 70 kombesh duke filluar nga Adami, dhe më pas Noeu dhe Jakobi/
apo Izraeli. Kështu, ndarja fillestare e kombeve të numëruara nga bijtë e Adamit ishte konstante për të gjithë epokën e Adamit. Nga kjo rrjedh se Izraeli u llogarit në 70 kombet e paspërmbytjes nëpërmjet Jakobit, nëpërmjet Arphaxad, birit të Semit. Prandaj formulimi “sipas numrit të bijve të Izraelit” ishte përmbushja e dekretit të lashtë profetik të Perëndisë që nga fillimi për epokën paradiluvian dhe pasdiluvian. Si i tillë, emri i Jakobit u ndryshua në Izrael përpara se të lindte djemtë e tij në Egjipt si titull trashëgimie dhe për të përmbushur të gjitha aspektet e dekretit të Perëndisë. Jakobi u llogarit në mënyrë profetike si Izraeli dhe ndau shortin e trashëgimisë “Sepse pjesa e Zotit është populli i tij; Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij”. Shorti i trashëgimisë së Izraelit shtrihej nga lumi Nil deri në Eufrat, duke përfshirë tokën e pushtuar ilegalisht nga kananitët e degës së Kamit.. Fjala hebraike e përkthyer “Izrael”, ka një qëllim të dyfishtë dhe kuptim më të madh që mban çelësin për të kuptuar pse ky varg është përkthyer kaq ndryshe; “bijtë e Izraelit” u përkthyen nga hebraishtja në anglisht nga Teksti Masoretik, dorëshkrime të kopjuara dhe rikopjuara brez pas brezi nga rabinët që u bënë burimi për shumicën e përkthimeve të Dhiatës së Vjetër. Nga ana tjetër, dorëshkrime më të vjetra hebraike dhe aramaike të rrotullave të Detit të Vdekur, të datuara më herët se kopjet e Tekstit Masoretik të marrë nga rabinët, u zbuluan shumë kohë pas botimit të Biblës që i përktheu bijtë e Izraelit si “bijtë e Perëndisë”..Ndërsa grekët e përkthyen fragmentin si “Engjëjt e Perëndisë”.
Please follow and like us: