PËRFAQËSUESIT E UNIVERSITETIT “DŽEMAL BIJEDIĆ” NGA BOSNJA E HERCEGOVINA MBAJNË LIGJËRATË NË KOLEGJIN AAB
17 Maj 2024
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2024/05/5G7A2531-1024x683-e1716044940708.jpg)
Prorektori për çështje mësimore Rijad Novakovic dhe dekani i Fakultetit të Sporteve Ekrem Colakhodzic, nga universiteti “Džemal Bijedić” Bosnje e Hercegovinë, kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit.
Kjo ligjëratë u mbajt si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, ndërsa tema e saj fokusohej në programet studimore të dy vendeve, mundësitë e shkëmbimit të studentëve, metodologjitë e reja të programeve sportive etj.
Studentët parashtruan pyetje rreth mundësive të ndjekjes së studimeve për një semestër si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta sportive afatshkurtra, me universitetin “Džemal Bijedić”.
Please follow and like us: