Peter Shtoka: Arbëreshët e Sllovenisë…
Në datën 6 Maji me rastin e ditës së lindjes së heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti, Lidhja e Krijuesve në mërgatë me kryetar të saj Z. Musa Jopulli dhe me sekretar Mentor Thaqi, kishin vendosur që orën e tyre letrare ta zhvillonin në Qëndrën Albanologjike, pranë Bibliotekës Antonio Bellusci themeluar prej né 1960.
Peter Shtoka (Pojani)
Edicioni Koper. Shoqata e kulturore e shqiptarëve të Istrias të Sllovenisë
I ftuar ishte Z Vehbi Myftari,Kreu i Missionit në Kosove pranë Selisë së Vatikanit, që në të njëjtën kohë është edhe poet. Në këtë takimi merrnin më tepër se 40 krijues nga mërgata si; Franca, Gjermania, Austria, Svizera, po ashtu nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria. Ishte i pranishëm vëllai arbëreshe dhe njohusi i botës arbëreshe z.Rexhep Rifati.
Hulumtesi dhe studiuesi i botës shqiptare në Austri Z. Hazir Mehmeti,
Koordinatori për gjuhën shqipe zoti Vaxhid Seidiu, Mësuesja Qefser Sejdiu, Atelieri Sokol Hametaj, piktori Milazim Ukëhaxhaj, Arkitektja Shqipe Bytyqi, Bashkim Halili, Dan Istrefaj, e shumë poet. Merrnin pjesë të botës arbëreshe, si mësuesja A, Rimoli, Lucia Martino,Emnuele Rossanova, profesor Agostino Giordano, Profesor Perri, Profesor De Cicco, si edhe Presidenti i federatës Z. Damiano Guagliardi.
E veçanta e këtij organizimi ishte se për herë të parë vinin edhe përfaqësues nga Sllovenia e Z. Heset Ahmeti kryetari i shoqatës “Iliria” si dhe studiuesi slloven Petro Shtoka, i cili do të bënte edhe promovimin e librit të tij Atlante Istiriano.
Libri i Peter Shtokës është një atlante fizike, historike, e shpirtërore treshekullore, në territorin e Istrias. Sytë tanë mbërthejnë atë kopertinën, imzhi i së cilës si një ciklon përmbledh në vorbullën e saj Liburnët, Ulqinët, Justinët, Kaonët, Dukagjinasit,Teuta, Era, Medusa, e Capodistria, të gjithë së bashku, apostrofuar në kornizën dardane. Asgjë nuk është definitive, gjithshaka pezull, gjithshaka e papërfunduar. Shumë Justinianë u gjenden jasht mureve të Kostandinopolit. Nuk presin flotat bizantine për të shkuar drejt Adriatikut, çajnë mes stuhive të dallgëve
me “Regatën Justiniane” e dhëtojnë me “busullën” e vëllazërisë.
Mbrrinë në territorin e Istrias. Gjatë rrugës takohen me vëllezërit, Japidtët, Kaonët, Liburnët, e mes tyre do të komunikojnë me Histrian, Erën, Borën, Thrita, Ika.
Në këtë rrugëtim, autori nuk është “cicëron” i drejpërdrejtë, por është një “regjizor” që që dirigjon me “instrumentat” që nuk janë as rrathët e Dantes, as Udhëtimet Guliverit.
Shumë shpejt arrijmë te Portat e Kapdistrias. “Kau dhe dhia” janë rojtarët më besnik të saj, ndërsa shqiponja dy krenare qëndron mbi Kolonën Justiniane.
Nuk është e lehtë të depërtosh, në të. Autori ofron kodin: Gjaku-Gjuha- Shpirti, dhe menjëherë shfaqet Kali, jo ai Trojës, por ai i dominimit të Kapodistria, quajtur ndryshe “Pullarua”.
Asgjë nuk është artificiale në Istria , as Medusa, ku mbreti Aeta i Kaonve vazhdon të qëndrojë mbi kryeta e saj në anë të majtë, dhe Pallade nga krahu tjetër, të cilaë të përshëndesin me një ilirishte të lashtë.
Kodi, i komunikimit është ajo pellasgo- ilirishtja, flasin të njëjtën gjuhë. Në këtë masë ilire është pikërisht ajo lidhja epidermike, që të përcjellë në Istrian justinpolitane bizantine, ku nuk do të gjesh konfuzion, në eksplorimin e saj. Një plejadë studiues të historisë si Manzoli, Naldini, Marchianò, Crispi, Tito Livio, Schonleben etje do të vijnë në ndihmë për të kuptuar e vazhduar intenerarin e kësaj aventure 300 vjeçare.
Do të vozitësh çdo rrugë, çdo vijë, ndërtesë, e çdo familje antike: Justiniani, Tarsia, Basili, Verzi, Sabini, Kauka, Minoti, Albani,Andreis, Rusca\Ruska, Viktiri.
Do të ndihesh, mysafir në shtëpitë e: Brati, Shqiptari, Ulqini, Spelati, Shpata, Bruni,Borisi, Maiti, në Kapodistrian i Istrias veneziane. Na bashkon gjaku i shprishur- do thoshin arbëreshët, që vinin, nga Morea e Modone, por edhe shqipatrët nga Shkodra e Ulqini, Kosova, Shqipëria.
Legjenda e kësaj Atlante është e detajuar. Simbolet e saj të çojnë, në territore, në monumente,në piktura,arkitektura, në besimin pagan dhe kristijan, por edhe në gjuhë dhe etimologjinë e fjalëve të saj.
Çdo gjë është e rrjethshme në këtë atlante, ashtu siç është vetë Histria, me fëshmërimën e Përroit, me uj\ ujin si kristal, e gjyshet istriane dikur lanin teshat. Gjatë rrugës që ktheheshin për në shtëpi mblidhnin disa shkarpa.
Arë\ Arat e tyre gjatë verës ishin me hardhitë mbushur me rrush, mana e shegë.
Dele e dhi që kullosin në barin e njomë të lëndinave. Diku larg kau tërheq parmëndën. Bardhësia e valëve të detit që prek me Buzët e saj guraleca, që sjellë me vete aromën e myshqeve. Në maj të një kodrine shtrihet Katundi.
Është verë, bënë shumë vapë, asgjë nuk pipëtin përveç zhurmës së një sharre dhe të një gjinkalle. (Fjalët me të zeza si; Përroi, uj, teshat, shkarpat, hardht, gardh, dele, dhi,bar, njomë, kau, bardh, buzë, gur, katund, maj, verë, maj, janë toponimet në gjuhën shqipe që gjenden në Istaria, ku autori Shtoka lundron në to, i përpunon, dhe na ofron një interpretim dhe punim shkencor)
Arsyeja përse autori e publikoi këtë libër, spjegon faktin se në 2014 me rastin 300 vjetorit të themelimit të pallatit Bruti, selia ku gjendet sot Biblioteka Qëndrore e Istrias, kërkonte materiale mbi këtë argument. Shtoka kureshtar për këtë familje, e cila kufijtë e saj të çoinë te djepi i figurave të mëdha në Istria; qeveritar, peshkopa, kryetar Bashkie, udhëheqësa, kapedanë,oborrtarë dhe papal, në hapsirat e Kostandinopolit, apo në principatat Moldave, Vllahkia, Translivania, në mbretërinë e Polonisë dhe më në fund atë të Italisë.
Mbi kontin Bruti- thotë autori- nuk qarkullojnë historira, por ngrihet madhështore ndërtesa e familjes Bruti, i cili u shpërngul në Koper nga Shqipëria në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, dhe u ndërtua sipas një projekti të arkitektit italian Giorgio Massari në anën veriore të Piazza Brolo në 1714.
“Ndërtesa e banesës së tij u ngrit në pikën ku më parë ndodhej kisha e vogël e Shën Dionisit. Ndërtesa krenohet me një fasadë baroku, një hyrje të bollshme me shkallë, një ballkon në (kati i parë), një seri dritaresh, me relieve që përshkruajnë skena biblike mbi dërrasa” .
Autori ndihet disi në faji, se kur kishte qenë i vogël frekuentonte Katedralen në Istria por Askush nuk e kishte orjentuar tek kjo figurë kaq e rëndësishme, ku eshtrat e Brutit prehen dhe pushojnë edhe sot.” Që nga momenti që zbuluova figurën e Brutit-shton autori- nuk jam aspak indiferent ndaj kishave, objekteve, e kulteve antike. E, më vjen keq që mësuesit në shkollë nuk na përqëndronin tek këto zbulime, dhe nuk kuptoj se kjo mënyrë sjellje është injorancë apo indiferencë. Sidoqoftë askush nuk duhet të turpërohet nga ignoranca e tij, por duhet ta sfidojë atë me kureshtjen e një fëmijë për të zbukuar botën që e rrethon – përfundon Shtoka”
Hisografia istiriane nuk ka bërë asnjë studim mbi familjet shqiptare në periudhën veneciane, para pushtimit otoman- shtron si problem Shtoka- e megjithatë gjejmë midis figurave nobile të një kohe shumë të hershme Major, Këshilltari justinopolitano “millesimo quadrigentesimo trigesimo primo”, Gasper de Bratis e Hieronymos Albanensis, vertetuar egzistenca e tij në Calle Albanesi, gjë që tregon se Shqiptarët e asaj kohe nuk ishin refugjatë të pushtimit otoman.
E vetmja familje që përmendet është ajo e Contit Bruti me autor Domenico Venturin, publikuar në Parenzo 1905- thotë Shtoka- dhe vë në dukje kërkesën se duhet të bëhen kërkime mbi familjet Sabina, Vida, Gasarda(Gavardo), Verza, e shumë të tjera të cilët u larguan nga Kostandinopoli nën drejtimin e familjeve Justi e Justiniani, që figurojnë mbi shkëmbin e Istrias, ku gjenden gjurmët e themelimit të saj sipas dorëshkrimit të Ms Marciano Italiano(VII, 16), si dhe një relacionin e Kryetarit të Bashkisë së Dalmacisë,Giovani Batista Giustiniano të 1553.
Sipas Autorit janë akoma dy drejtime për të thelluar studimet mbi rrënjët shqiptare në Istria. Njëra është odonomastika urbane, është për të vertetuar se nëse kanë qenë familjet të të njejtit gjak apo të njëjtit komb që kanë themeluar qytetin, pra filologjia Proto-shqiptare.
Motivi i dytë është proto-kristianizmo di matrarkës bizantine, për sa i përketë figurës së S. Nazario. Pyetja qëndron, se Kristianizmi i përhapur në Istra korrespondon me të njëjtën periudhë të shpërndarjes në epokën bizantine illirike.?
Paqartësi historike është edhe fakti se çfarë ndodhi me atë popullsi Istriane illirike, të asaj Illirie dështuar dhe romanizuar nga romakët, por që nuk u shkatërrua, sepse u bë djepi imperatorve ilir si Diokleciano, Aurieliano e Kostantino i madh.
Nisim hulumtimin mbi këtë rrugëtim duke u mbështetur në kërkimet e Petro Shtoka, i cili na jep lokalizimin, rrjetin e territorit, si edhe lupën për të vështurar epitavet, simbolet, stemat, emblemat etje, që të vozitim nëpër kapilarët e këtij rrjeti të gjerë të kësaj atlante, jo vetëm duke u informuar, por edeh të rrisim krenarinë për historinë tonë, kulturën tonë, gjuhën tonë.
Libri hapet me fragmentin e një letëre të Tomaso Luciani të 1872 cituar nga Pietro Kandler ku në të thuhej; “Se historia e Istrias është e lavdishme. Barbarët kërkuan ta shkatërronin. Prepotenca dhe injoranca, po ashtu, por ajo vazhdon të ruaj në gjirin e saj shumë art, e zotëron një arkiv të pasur të kulturës saj të lashtë si brënda ashtu edhe jashtë provincës së saj”
Pjesa e parë, e tutulluar “Gjaku”. Gërmat e kësaj fjale “ Gjak” janë shkruar mbi një sfond ngjyrë të kuqe, për të dhënë simbolikën dhe kapitulli nis me gjurmët e Istrias mbi shkëmb ku u themelua qyteti. Faqja në vazhdim përmbledh në një imazh
kompozimin; demi, Vera, dhe dhia të cilat simbolizojnë pjesën Orientale të Adriatikut dhe Jonit; Istria , Dalamcia,Albania.
Për ti thënë një kuptim më të detajuar autori shoqëron këtë hulumtim me citatin e Coronelli; Isolario, 1969, p.6).
Shtoka, përqëndrohet në dy toponimet Pullaria dhe Pola, dhe nënvizon faktin se janë dy gjëra të ndryshme. Pullaria, është D’istria e themeluar nga Kaonët, dhe Pola është kryeqyteti ii Istrias themeluar nga Romakët. Pikërisht për këtë argument, autori inziston që të kryen studime akoma më të thella.
Në këtë udhëtim autori na shoqëron në brigjet e dikurshme të Istrias, na zhyt në këtë pjesë gjeografike, flet për lumenjë e territore, i shoqëron ato me përshkirme duke ndërthurur me studimet e figurave më të mëdha historike si: Plinin, Strabonin, Virgjilin apo edhe Homerin.
Autori nuk anashkalon ato fazat historike të kristianizmit, proto- krishtërimit, fazën e bizantine, dhe përqëndrohet në ato pjesë të errta për të nxjerrë në pah ku akoma historia istiriane nuk është thelluar në studime të këtyre argumentave.
Faktet istorike janë të ngjeshura dhe autori nuk anashkalon, por i mbledh dhe i rendit ato. Shtoka, nis faktet historike me japidët, përmend Liburnët, përshkun pjesë nga Gjeografia e Strabonit Hidhet në Alpi e Akuilea, notono në brigjet pellazgjike, Kaukaz, Thrakea, Maqedonia, Epiri, Në Selanik e Boezia, dhe rënia e Troiës. Në këtë udhëtim Autori është i udhëhequr nga Marchianò,në librin
Th . Paschida: Përreth athinasve dhe të ardhmes së tyre.
Në këtë atlante, mund të navigosh në gjurmët historike të Istrias, që nga Pellazgët, Ilirët, asimilimi i tyre nga Romakët,dhe për këtë nuk mungojnë citime të autorve të lashtë si Staboni, Plini, Plutarku etje
Autori përqëndrohet në themelet e Istrias, dhe e lidh atë me legjendën e saj. Përmend tribunë “ Colchi” \ Kaonët popullsi ilire, ardhur nga pjesa lindore e Deti i zi të cilët themeluan Istrian e Ulqinin dhe i shoqëron ato me citate të Marchianò Pelasgo-Albanesi (1882) f,12 , apo Giustiniano: Relazioni venete II(Ms.1553) f.225.
Lashtësia e këtyre territoreve nuk krahasohet as me Romën dhe thotë se Kaonët\Colchi apo Tauridi, u themelua 500 vjet para Romës rreth 1250, dhe kjo datë thekson autori është shumë e rëndësishme sepse kincidon me Rënien e Trojës . Përmend Dorët, Etolët, dhe Ilirët, të të njëjtit gjak stripe pëllazgjik.
Ky popull illirik që vendoset në këto territore, ka një kod, ka një gjuhë, përmend toponimet e hershme, dhe qëmton fjalët antike shqipe që janë në përdorim të sotëm tek shqiptarët.
Legjenda e kësaj atlante na çon edhe tek ajo pjesë antropologjike dhe etnografike, ku kostumet dhe vallet e këtyre Kaonve sollën deri në Istria. Mbi këtë argument autori na përcjellë një episod të shkruar nga Manzuoli: Istria(1611) f.18 dhe flet për ditën e fundit të karnaveleve, për “Vallja e perimeve” si edhe detaje veshjen e tyre në këtë ditë feste.
Istria kishte fuqinë detare. Autori, flet për Teutën këtë grua mbretëreshë që dominonte Istrian dhe na sjellë nëpërmjet një citati të Biondit: “Teutanaque muliere praestantissima in Istris regnante” gjë të cilën e konfermon me studimet e tij humanisti Nicolò Manzuoli . Deti quhej në atë kohë Deti Illyricum dhe Istriani ishin Ilirë pjesë e Ilirisë.( Marciano eraclese L.IV c.9).
Atlantia Istriana na shoqëron në betejat e Teutës, përmend atë të Nesazio dhe na përcjellë në legjenden kur gjatë luftimit me romakët Istrianët u tërhoqënë një “Castellieri” siç bënë Giudei në Masda për të shpëtuar.
Beteja e Nesazios citohet nëpërmjet Tito Levi XLI, 1-11 si edhe Manzuoli: Istrias (1611)f, 14,15. Në citatet e tyre rrëfehen tragjeditë që pëmbajnë këto luftra.
Ilirët që therrin gratë, fëmijët, në momentin iu pre uji, dhe ngelën pa uji, ishin xheste makabre, por kishin vetëm si qëllim për t’i treguar armiqëve që ne nuk dorëzohemi e vazhdojmë të jemi të fortë. Demostrohet një populli illirik, krenar edhe në tragjedinë e tyre. Romakët dominuan në këtë luftë tragjike.
Ky libër është i s hoqëruarme imazhe të gjurmëve të hershme në Istria.
Dhia, ishte simboli i Istrias Ilirike, dhe iu atribua qytetit Palladio e Egida. Kur Istria u pushtua nga romakët ata i ripagëzuan po me emrin e dhisë, Capris\Capraria. Dhia ishte shenjtorja e Athinasë Pallade, Dea e luftës.
Atlantia na përcjellë në Kultin e Athinasë, e autori citon Marchianò i cili na përcjellë mesazhin se fjalori i Athinas është i mbushur me fjalë shqipe, dhe se Athinaja vet është një mit pellazgjik. Marchiano: Pelasgo Albanese(1882) f, 29-30.
Kapodistria esaltohej në virtytin e Athinasë perësndeshës së luftras .
Tradita kërkonte që edhe Pola antika të konsakrohej me Athinanë, dhe në fakt Dignano \Vodnjan, u lind nga bashkimi i shtatë vilave, që ishin territor agro-koloniale të Paolës. Dignano e ruajti toponimin e saj edhe gjatë periudhës Pietas romana dhe nuk u pagëzua me emrin latin Minevra.
Një kapitull tjetër i rëndësishëm është “Istria përgjatë dominimit romak”.
Në këtë kapitull shohim një Istria mitologjike me kultin e saj dhe hyjnitë e saj, të cilat disa janë të karakterit Illiri. Ky kapitull rafigurohet me një Meduzës e gdhendur në gurë, dhe përfaqëson historikun shumë mijëvjeçare e Japitëve-Kaonve- Istrianëve- Illirve të Egidea, emblemë e vërtet i Capodistrias.
Figura e Meduzës përfaqëson; Mbretin Aeta të kaonve në të djethtë, dhe Pallade nga e majta. Koka e Gorgones e fiksuar nën kujdesin e Athinasë rrethuar: Lufta, frika, Forza,Mëncuria, identitet i këtyre njerëzve sa të mënçur por aq edhe të egër, shenjë kjo e popujve Kaon, Illirë, karakteristika këto edhe të etruskve të Jonve, popuj të ardhur nga Pellazgët (Katedralja e Kapodistrias, hyrja e dytë anësore). Autori citon Coronelli: Isolario, 1696 vol 1, f, 137
Perënditë e Istria –Illire.
Ky është një kapitull interesant. Autori na përcjellë një theënie të Plinit në latinisht që i atribohet Polës Istriake( Naturalis Historia I, 3, p.129.
Autori Shtoka flet me detaje, argumenta shkencore për një mori hyjnish sa pagane, por edhe kristjane.
E nis këtë kapitullin me Hyjninë “Histria”e cila ishte mbrojtësia e Istrias dhe të banorëve të saj. Prej autorit Shtoka mësojmë se kjo Hyjni nuk venerohej vetëm në zonën e Nesazio, por kulti i saj shkonte në të gjithë gadishullin.
Mes perëndive “Hera”(sipas mitologjisë ishte e para që i dha emër gjuhës pellazgjike, e lindën gjuhë të tjera). Autori shkon më tej dhe i lidh kuptimin edhe me etimologjinë, dhe kuptimin e këtyre Hyjnive.
Etimologjinë e Hera-s autori i jep spjegim me anë të shqipes “Era”.
Ai, përmend Iside-Nëna e madhe, që përfaqëson Hyjninë e lindjes së grave.
Në shqip e kemi në formën “Era”
Një hyjni e veçantë e cila menjeherë sa e lexon të jep idenë e spjegueshme nëpërmjet të gjuhës shqipe, është hyjnia “Bardie\Bardh”, perëndia mbrojtëse të grave.
Të dhënat mbi këto hyjni autori na i shoqëron me epitafe dhe na e përcjellë nëpërmjet një citati të Crispit: Memoria(1831) f. 39, 40
Tek popullsia antike pellazgjike njëra prej hyjnive ishte edhe “Boria” ku personifikohet “Era” e Veriut. Këtë Hyjni e shohim prezente në Istria, tek Japidët, liburnët. Teoniemet e Bories i gjejmë në fjalët ; Salvore-Savudrija.
Në onomastikën lokale istriake gjejmë Borisi, ose Bora-Zi, Borosia-Borozija pjesë onomastike ilire.Hyjni “ Bora” Autori na informon se kjo Hyjni është adhuruar në Pola\ Istria e sotme ku gjendet një epigraf zbuluar në 1827.
Autori na e përcjellë këtë perëndi me citat nga Pausania VIII, 36, 6 apo të ElianoV.H.XII,61. Ky i fundit flet për popullsinë Turini, Sibari i sotëm në Kalabri, themeluar nga Akejt e Peleponezit të cilat sipas mitologjise sakrifikuan Borën, me një dekret duke liruar Erën. Për nder të këtij akti çdo vit celebrojnë hyjninë e Erës.
Emri i Hyjnisë që vazhdon të jetë e gjallë në emrat e njerëzve në gjuhën shqipe dhe që tashme e aprovuar me kuptimin e saj në gjuhën pellazge është edhe Trita.
Trita, simbolon lajmetarin i cili me anë të një briri marinë, “Thëriste”.
Pra, etimologjia Triti\Thriti\ Thëriti, spjegim ky që autori na e përcjellë nëpërmjet Marchianò: Pellasgo- Albanese 1882, f, 54
Mbi një mbishkrim rustik në Istria gjendet edhe venerimi i perëndisë Nebribus \ Zeusi, një perëndi e shkaqeve natyrore si në rastin e bubullimave.
Autori iu kushton rëndësi edhe hyjnive të tjera si hyjnia “Eia”, gjendur mbi tre epigrafe në Pola, por ajo që vë në pah autori është se perënditë pagane akoma kanë ngelur pezull këto argumente dhe nuk janë bërë studime edhe pse për ato është folur deri diku. Hyjni “Eia” u shëndërrua në “Estia” dhe nga latinët në “Vesta”. Është për të theksuar se Eia është një hyjni femërore që venerohej në Azinë e vogël e mbi të gjitha në Trojë. Mbi këtë argument, autori na sjellë një fragment nga studimi i Marchianò, f,77 , i cili e trajton hyjnin Eia, një kult pagan të cilën e solli Enea me rënien e Trojës.
E vetmja hyjni ilirike të seksit mashkullor është Melosocus, e cila venerohet në Istria. Gjurmë të tyre i gjejmë në kishën Shën Theodhori, jo shumë larg nga Rakalaj dhe na sjellë ide studiuesish mbi origjinën e emrit të kësaj hyjne, midis tyre edhe studiuesi Tomaschek i cili thot që emri i saj rrjedh nga fjala Malok\ Malsor\ banues në zonat malore.
Por hyjnitë më të përmendura në shekujut I dhe II pas erës së re, janë Sentona dhe Sexsomnia Leucitica. Autori nëpërmjet epitaveve apo materialeve na përmend edhe hyjnitë “Ika”, “Ira” duke i argumentuar me citate si edhe me spjegime mbi kuptimin e tyre.
Kapitulli mbyllet me konklusione,ku vihet në dukje puna kërkimore e autorit mbi Istrian në sintezën e vazhdimësisë së kulteve të popullit pellazgjik që jetonte paralelisht me periudhën e krishtërimit.Kultet shpërndaheshin nëpërmjet porteve të Istrias, Pola e Albona, janë po të njëjtat rrugë kur shprndaheshin kultet pagane orientale të matrices Pellazgjike-shqiptare .
Çdo kapitull autori e hap me një sintezë, imazh, apo simbol
Këtë e shohim edhe në kapitullin “ Krishtërimi Istro-Ilirik”.
Kapitullit është i shoqërauar nga statuja B.Elio, në veshjen e diakos, në rolin e misionit apostolik përmbledhur në treshen: Liturgji, Fjala dhe Bamirësia, duke u shëndërruar kështu si një shërbëtor i krishtit (Sarkofagi i S. Nazario dl XIV shek Katedrale e Kapodistrias).
B. Elia ishte predikatori i Istrias, bashkëkohor i aktivitetit misionar të S. Paolo në Illirik, Maqedoni, dhe Tito në Dalmaci. S.Luka kompletoi hartimin të Vangjelit në Akaja e Boezia, ndërsa Shën Paolo nisi letrat e Romanit dhe Galeatit( burimi Schonleben: Carniola, 1680-81, f 155-6). Edhe Naldini, në studimet e tij e ka konsideruar Apostolin Elio, me origjinë Istriano, nga familje antike Illiriko-shqiptare. Figura e e apostolike të Elios plotësohet me citimet e S. Marchianò, Pellasgo albanese(1882) f, 141, si edhe Naldini:Corografia(1700)f, 17 , ku autori shkruan për peshkopin Agostino Bruti i cili në 1642 trasformoi,rrënojat e banesës, në një shtëpi të Zotit, e cila u deklarua pas vitit 1700, akt ky që konfermon mbi orgjinën ilirike të Kishës Istriane.
Kapitulli: Shenjtori Hjeronimi Stritonese, lindur në Istria.
Autori që në faqen e parë ilustron portretin e Hijeronimit, dhe thekson faktin se figura e këtij shenjëtorit gjendet në të gjithë kishat franceskane të Dalmacisë, që shtriheshin nga Trieste deri në Shqipëri, arsyeja se ishte mbrojtësi i tyre.
Në pikturën e zgjedhur nga autori, Jeronimi paraqitet me një shtat të shkurtër, ku në dorë mban një gurë të cilin godet gjoksin për të fituar mbi tërbimin, dhe me forcën e vrullshë si luan të kundrshtonte heretikët. Etimologjia e emrit të shenjtë është formulimi statik dhe teologjik të kushtëzuar si: “Të qenit një shpirt i mirë”.
Imazhi marrë nga (Politico di Cima da Conegliano, kisha e S. Anna, Capodistria, partikolare).
S. Jeronim është shprehje dhe interpretim e papërlyer ofruar prej matricës protoalbanese PTA siç evidentohet edhe nga shkrimi i Flavio Biondo, ku Jeronimi konsiderohej i huaj dhe pastaj italiano- thotë autori- i cili na njeh me këtë figurë kaq të çmuar, njeriu më i ditur i kishës latinë, lindur në Capodistria, në provincën e Istrias. Prej autorit mësojmë se në kohën e Jeronimit, flitej gjuha ilirike ose më qartë gjuha shqipe. Këtë gjuhë e perceptojmë edhe në etimologjinë e emrit të tij, Hijeronim. Shtoka fjalën Hijeronim e ndan në dy pjesë; Hije-roni, dhe spjegimi jepet duke u mbështetur në matricën prot-albanese.
Etimologjinë italiane Stridone, që mendohet të jetë nga latinishtja “strido” që në shqip përkëthehet; fërshkëllej, fëshfëroij, shkak i zhurmës së lumit Quieto, autori i jep një varjant spjegimi, dhe vë në përdorim gjuhën shqipe. Ai mbështetet në faktin se mëqënëse “Stridone”, ishte e banuar nga Istria para pushtimit romak,është e nevojshme ta gjejmë varjantin e etimologjinë Stridone, dhe këtë e gjen me protoalbanese “Shtreth”, s-dredh, e cila tregon formën gjarpërues të lumit “Quieto”, ku edhe latinët ishin përqëndruar për ti dhënë etimologjinë.
Interpretim “ Stridone” në “s’dredh”-thotë autori-ka propabilitet më të lartë konfermimi duke konsideruar faktin se etimologjia Isrto-ilirike bazohet mbi rrënjën “ Nj”.
Kapitulli: Shqiptarët Justinopolitan në Istrian Bizantine.
Kapitulli, është i shoqëruar me një shqiponjë dy krerësh e cila është e gdhendur në kolonat Justiniane të S. Justina në sheshin Kaprpacio, Kapodistria dhe është emblema e Justinianit,të cilët themeluan Justinopoli (Kapodisdria).
Justinianët, janë me prejaedhje nga perandori Justinian i Kostandinopoli, të përzënë nga Greqia. Ser Justiniani,në kujtim të emrit të tij ndërtoi Justinopoli: Bora,(Capo D-Istria), e cila nga frika e d’Atila-s u braktis nga banorët. Justinianët të cilët ishin tre vëllezër: i kujdeshmi, këshilluesi dhe krenari. Njëri prej tyre shkoi në Firmo, tjetri në Chioza, dhe i treti në Malamochonecchio,e pastaj erdhi në Veneti(ITA.553, f.97)
Autori Shtoka, i thellon akoma më tepër informacionet mbi këtë argument, dhe na përcjellë Biondi-n, i cili shkruan: Ky shkretim që zgjati 100 vjet ka inkurajuar imperatorin Justinian të urdhëroj mbi ndërtimin e qytetit të Justinopolit, të kryhej në një vend të fortë dhe të sigurtë nga sulmet e barbarve. Hulumtimet plotësohen me epigramën mbi lindjen e Justinopoli, vendosur mbi murin në Pallatin Proterian dhe në Statusin e Justinopolit
Kapitulli San Nazario Pater et rechtor.
Shën Nazario, politik i Cima da Conegliano, dhe Autori na sjellë porteretin e tij fizik të cilën na i ofron nëpërmjet një pikture shkëputur nga Kisha Franceskana S. Anna në Capodistaria. Nazario, ishte me origjinë Istrio-ilir dhe i lindur në Elpidium dhe emrine tij Nazario, autori i jep një interpretim etimologjik nëpërmjet shqipes; Nash\ Nesh\ Ne dhe fjalës tjetër “arë”, tokë e duke arritur kështu tek kuptimi “Toka jonë”. Në vitin 601 u zbulua që shënjtori Nazario prehej në këtë kishë, i cili ende vazhdon të pushojë po në këtë kishë. Adhurimi i këtij shenjti është më 19 qershor.
Mbi harkun e ndërtuar në 1422 është gdhendur një epitaf, i cili i kushtohet shenjtorit Nazario. Ky shenjtë istrio-iliriko që përfaqëson tokën dhe zërin e këtyre njerëzve, njëkohësisht përfaqëson edhe zërin e kishës bizantine ilire.
Vendlindja e Shën Nazario-s ishte “Boshti” dhe autori etimologjinë e fjalës “Bosht” e spjegon përsëri nëpërmjet shqipes.Bosht është termi i cili është në përdorim ende sot në territoret shqipatre
Banesat e shqiptarëve bizantin në Justinopoli.
Autori Shtoka përqëndrohet tek emblemat e shtëpive. Këtë udhëtim fillon me Justinianin. Kjo familje mban një stemë me shqiponjën dy krena, dhe e gdhendur bukur artistikisht. Simboli gjendet në faqen principale të Katedrales së Kapodistria
Tarsia
Familja Tarsia ishte një prej familjeve më antike në Kapodistria.
Rënjët e saj vini nga Justinopoli si edhe nga Liburni
Basili
Një familje patricësh, që datojnë që nga shek XII-XIII, me origjinë venetikas, me origjinë romak, pasardhës të kalorsve Basilij.
Stema e familljes ndodhet në një pllakë pranë muzeut krahinor të Kapodistris.
Kjo familje më parë quhej Mastalizia,dhe stema e saj përmban kryqin e gamuar\ svastikën, që isnte një prej simboleve ilirve.
Verzi
Familia Verzi gjatë shekujve emri i saj pësoi ndryshime. Kjo familje dikur thirrej Guerci. I përket shekujve XII-XIII. Autori ofron një panoramë të zgjeruar mbi këtë familje patrizësh dhe përqëndrohet tek Stema e saj. Në të gjenden gjashtë gjysëm hene. Autori rikujton se gjysma e hënës është simbol i Ilirve, dhe i atribohet Artemitës, hyjneshës së hënës.
Etimologjia “Verzi”, vjen nga fjala shqipe Ver-Zi. Ashtu si edhe Tar-sia e Mali-e-zi, edhe kjo familje është me origjinë malore illirike.
Familja Sabini. Janë pjesë e familjeve fisnike e istriane. Kjo familje gëzon titullin Kont të Istrias që nga 1423. Stema e të cilit ndodhet në Pallatin me të njejtën emër “Pallati Sabini”. Nga vepra “Pelasgo-Albanesi”, të Marchianò-s mësojmë se kjo familje vjen nga Greqia më saktësisht nga Thesalisë, dhe ishte zonë pellazgjike, vendbanim me popullsi dërrmuese shqiptare.
Etimologjia e fjalës “Sabium” merr origjinën nga fjala “birrë”, e cila ishte një pije dalmate bërë me thekër dhe grurë dhe përdorej nga shtresa e varfër ilire.
Cauca\ Kauk
Familje Kauk vjen nga Shqipëria, dhe forma e së cilës do të shëndërrohet në Cocco\Koko dhe është me origjinë nga Kostandinopoli, ardhur nga qyteti i Durrësit të Shqipërisë.
Stema e tij është tre shirita blu dhe në krye shiriti i artë.
Mburoja e tij ka kuptimin juridicioni militar me barazi në komande
Minoti
Stema e kësaj familje gjendet mbi fasadën e Loggia-s ndërtim i 1464 në Kapodistria.
Kjo familje është me origjinë shqiptare, bënte pjesë në qeverinë veneziane dhe u konfermua pjesë e Këshillit të Madh,të Patricëve në 1279\ Maggior Consiglio nel 1297
Albani
Albanët e Justinopoli(Kapodistria\sl. Koper, ITA.554, ID:6950.
Evoluzioni i kësaj familje modifikohet në : Albani, Alboni, Calbani, Galbaio, Galbargi
Familja Albani lë Kapodistrian trasferohet në Venezia më 1112 dhe themelon kishën San Zusto.
Andreis
Nga kjo familie Istrias, autori vë në evidencë, Francesco d’Andreis, pjestare e familjes Andreis kont, i cili u emërua Peshkopi i Shkupit, popullsi Illire.
Na njeh me porttretin e tij fizik, nëpërmjet një opere artistike e vitit 1586, e cila ruhej në Katedralen e Capodistrias, dhe sot e shfaqur në Pallatin Peshkopal
Ruska
Stema e kësaj familje na zbulon rrënjët shqiptare. Mbart në brendësi shqiponjën dykrenare, por edhe etimologjia e saj Ruschi\ Rrushi. Gjurmë të kësaj fjale edhe sot në Istria si lokaliteti Rusnjak, por edhe mbiemra. Prej kësaj Familje Autori evidencon Girolamo Rusca peshkop i Cattaro(1611-1620) në Capodistria.
Vittori
Viktorius, De Victore, Vittore, është një prej familjeve nobile antike të Istrias . Stema e saj është Nyaja Gordiano dhe gjendet si simbol në pjesën e hyrjes së Kampaniles në Capodistira. Nyja Gordiano është simmbol e popujve frigë ku Gordio ishte re i tyre deri në mbrritjen e Aleksandr Manjo. Profecia donte që të zgjidhej nyja dhe të bëhej mbret i Azisë. Në një stemë të kësaj familje gjejmë si Shqiponjën dy krenare, po ashtu edhe Nyjen Gordiane.
Kapitulli;Albanesi Kapodistriani në Istria veneta.
Kapitull është i shoqëruar me një ilustrim të Benedeto Carpaccio 1549.
Adhurimi në emër të Jezu krishtit dhe i disa shënjorëve të tjerë. Autori i jep një interpretim të detajuar këtij illustrimi i cili gjendet në Kishën S. Anna në Capdodistria.
Rafigurimi i luanit venetik më antik në Istria gjendet në stemën e Nicolò Capello i cili konsolidoi murin rrethues të qytetit më 1412 dhe gjendet në fasadën”Taverna” në ish magazinën e kripës në Porto.
Shtëpitë më të lashta shqiptare të Kapodistrias
Autori në një kapitull më vetë na njeh me familjet më antike si Brati , Albanese, Ulcina Spelati, Spata,
Familje nobile në Kapodistria , ardhur nga Shqipëria në shek XIII.
Autori shtrihet në hapsirë, thellohet në shtrirjen e në pemën etyre geanologjike, flet mbi stemën e tyre si edhe përshkrimin araldik.
Nuk mungojnë përshkrime arkitekturës si edhe toponomastika dhe ato etimologjike.
Shtëpitë shqiptare në venetik, pas rënies së Kostandinopoi 1453. Pos Morea
Këtë kapitull autori e nis me këngën e Mores që këndohet tek arbëreshët e Italisë.
Në këtë kapitull na njeh me familjen Borsa, familje tregëtarësh veneciani të Modones në Morea, sot peleponezi e cila ishte trasferuar në Kapodistria gjatë pushtimit të Moresë nga Otomanët në 1453. Familia Borsa shpesh herë vjen e dokumentuar me origjinë shqiptare. Një prej figurave që autori evidencon është e Bekuara Nicolosa Borsa e Modones.
Shenjtorja Nicolosa lindi në Capodistria por nga prindër kristianë të ardhur nga Morea. Kjo figurë thotë autori meriton një kapitull të gjerë sepse është një shënjtore arbërereshe, e cila lindi në Capodistria dhe që nuk venerohet nga kisha lokale dhe nuk celebrohet nga comuniteti i qytetit. Shpesh është thirrur si greke. Trupi i saj i mumifikuar është deklaruar si trupi më i ruajtur mirë nga të gjithë mumifikimet e tjera në Europë, përfshirë edhe organin e zemrës, për këtë ajo është konsideruar “mbrekulli\ miracolo” nga shkenca. Vdes në datën 23 Prill siç e kishte parashikuar ditën e shën Gjergjit, duke e shoqëruar këtë shenjëtor me figurën e Gjergj Kastriotit, si atleti i krishtërimit në luftë kundër pushtimit turk.
Një tjetër shtëpi ishte edhe ajo e Stradi\ Destradi. Kjo degë ishin familje peshkatarësh, por edhe bujq.
Shtëpi shqiptare në periudhën veneciane, pas rënies së Shkodrës 1478
Autori veçon familjen Dukagjini. Kjo familje fisnikësh vendoset në Istria pas rënies së Krujes nga pushtimi turk. Familja është e cituar nga Manzuoli si familje nobile e Kapodistria e cila është zhdukur në 1609. I dukagjini ishin padronët e kështjellës së S Servolo. Stema e tyre i përket si pasardhësit të Pirros së Epirit dhe gjithë pasardhësve të tij. Autori vendos pemën genealogjike të Dukagjinve si pasardhës të Komnenve dinasti mbretërore e bizantëve e të Tribizondve.
Një familje me zë është edhe Carpacio \ Karpaci
Carpatio
Charpacius
Scarpaccia
Scarpaza
Scarpazio
bir i Venecies me origjinë shqiptare me emrin Scarpaza, që kishte si paraardhës piktorin Vittore Carpacio\ Viktor Karpaci (1450?-1525?. Peshkopi Naldini dokumenton një seri të tjera pikturash në kishën e B. Elio në kishën e S.Tomaso dhe në kishën S Antonio në Capodistria.
Benedeto Karpaci(1476-1522) bir i Viktorit. Lind në Kapodistria, ishte një piktor i zoti dhe la gjurmët e tij tek prifërinjte e S Anna në Capodistria.
Kjo familje u zhduk me pasardhsin e tij të fundit Antonio Carpaci(1743-1817) në Kapodistria, një letrar që i përketë arkadisë së Romës me me emrin Caripo Megalense. Nuk u përfshih asnjëherë me Nobilii e Consiglio di Capodistria\ Këshillatrët Fisnik të Kapodistrës.
Etimologjia e Scapracit, autori i jep spjegim nëpërmjet shqipes “Shkarpë”.
Ashtu si familjet Ver-zi , Bor-zi, Bra-zi, edhe Scarpazi mbështjellë pikën kardinale të pjesës veriore të familjeve ilirike duke ruajtur atë prapashtesën Zi si në rastin e Malit të Zi
Në listën e tij gjendet e dhe familja Smergo, Stemën e kësaj familje autori e gjen në kështjellën S. Servolo. Familja që evidenzon autori ështe edhe ajo e Jeci, një prej familjeve më antike të Justinopolitana, e cituar edhe nga Manzuoli në 1611.
Autori bënë një pëshkrim të detajuar të kësaj steme me simbolin e zamakut, tërfilit, sfondi i shoqëruar me ngjyrat rozë, blu, të bardhë, dhe kafe.
Kapitulli:shtëpitë shqiptare në Venetik,pas rënies së Ulqinit 1571
Autori e nis këtë udhëtim me Brutin. Stema e kësaj familje Bruti “del brolo” e ngjitur në fasadën e Palaltit Bruti, sipër bustit të Maria Bruni, trasferita shkak të zhdukjes së kësaj dege, dhe vendosur në qoshen e Banesës Almerigotti, qelia historike e Brutit “ të Portit” përballë sheshit Kaprpaci dhe Kollonave të S. Giustina
Bruti
De Bruttis
Brutti
Origjina e kësaj famile vjen nga Prevalis, dhe etimologjinë e hershme të kësaj onomastike autori e jep nëpërmjet gjuhës shqipe “para” dhe “Val”.
Në qëndrën e mburojes familja Bruti mbart shqiponjën dy krenare. Kjo degë ka për paraardhës Marco Bruti, nga Durrësi që sipas një peme gjeanologjik del lidhja fisnore me Oria Kastrioti mbesa e Gjegj Kastriotit. Autori e shtjellon këti familie me imtësi e na con deri në Urbin tek Albani. Të cilët i dhanë botës Papa Klemendi XI
Kësaj familje i jep një shtjellim shumë të gjerë e të detajuar bazuar në fakte historike, toponime, arkitekturë, arte.
Familje Bruti, me origjinë shqiptare i dha botës istriane figura të mëdha, të rendësishme.
Familje të tjetëra të rëndësishme janë;Bruni,Borisi,Maiti,
Familja Bruni. Origjinë e saj ishte nga Antivari, dhe ishte vendosur në Kapodistria në shekullin XVI. Kjo familje si edhe pasardhësit e saj u përfshi tek Nobilit e Këshillit të Kapodistrias, cituar edhe nga Manzoli(1611).
Familja Bruni ishte një nga familjet me influencë në Kapodistria.
Në këtë kapitull një shrirje të gjerë zë familja Borisi.Stema e thjeshtëzuar e kësaj familje nis me me dy fillesat anafrafe të tij F.B.(Francesco Borisi).
Stema është vendosur në në Villën Borisi, sot e quajtur Villa Andor.
Degët e kësaj familje mbajnë identitetin e Borisi Bernando, Doralice, Francesco, Lugrezia.
Nga kjo farë, dolën një sërë kapedanësh pjesëmarrës në luftë për mbrojtje të venedikasit, si edhe në jetën politike, një prej tyre ishte edhe kapedani Bernando Borisi.
Autori na sjellë një dëshmi, të Borisi pranë ushtirsë Moldave, të cilët dalloheshin për virtytet e tyre të shkëlqyera. Nga kjo familje një kontribut dha edhe kontesha Santa Borisi Gavardo, poetesha,e cila publikoi vëllimin poetikë në oktave. Përmblidhen disa poesi lirike kushtuar Giuseppe Bonzio\ Xhusepse Boncio, markezes Dionisio Gravisi, dhe një dedikim senatorit Nikola Beregan.
Familja Maiti. Një familje nobile, stema e së ciës është e ndarë në dy pjesë;në pjesën sipërme dallojmë ngyrën e artë, në qendër shqiponja, dhe në pjesën e dytë sfond blu ku gjendet një ëngjëll i veshur me të kuq, i shoqëruar me bririn e artë në dorë.
Familjet shqipatre venedikase, post Candia 1669
Një nga familjet ardhur nga Qipro dhe trasferuar në Istria dhe me një dekret të 9 prill 1739 si familje nobile mbijetuar kreteneze përfshihet në Këshillin Nobile të Pinguetes. Edhe nga kjo familje dalin një sërë figurash: Andrea co. Agapito di Gio. Antonio da Pinguente(- 1817), kapitan, arkitekt militare, piktor diletante. Girolamo.co Agapito di Pinguente( 1783-1844) profesor retorike, bibliotekar, gazetar, memebro i accademisë në Capodistria, ku autori përmend edhe figura të tjera duke mos anashkaluar çdo kontrubut dhe gjurmë të tyre.
Autori i bashkangjit këtij studimi monumetet shqiptare të Istrias.
E nis udhtimin e tij me Kolonat Giustiniana. Na informon kush dhe kur u kriuan këto kolona ndërtuar nga këto familje që largohen nga Kostandinopoli shkak të rënies së saj dhe vijnë e ndërtojnë Justinopoli. Shtoka, na njeh me Andrea Giustinianin, nga të parat familje që zbarkojnë ë Istria. Pasardhësit e tij pasi fituan besimin e Serenissimës, dhe u bënë të fortë, nuk mbajtën vetëm diademën identitare atë të shqiponjës me dy krena, por ata shtuan edhe globin nën këmbët e saj.
Në kolonën Justiniane janë të gdhendur në latinisht edhe tre epitafe që autori dy prej tyre i ka sjellë me shkronja të mëdha në kapitullin e këtij libri, ndërsa epitafi i tretë, ka ngelur vetëm një fragment.
Dita e S Justinian është data e 7 Tetori, që është edhe përvjetori i betjës së Lepanto. Kjo datë u kthye në një datë festë për Serenissima dhe që organizohej panairi për reth 15 ditë.
Ndërsa vozitim në këtë atlante njihemi me shtëpinë e Karpacios. Kjo banesë u restaurua në vitet 1935, 1955 dhe që i jep qytetit të Istrias dinjitet për hirë të figurës së tyre si artistë të mëdhenjë. I kalon caqet autori, dhe na përcjellë në Calle Albanesi dhe na fton të lexojmë një epigraf dedikuar marinarve në 1593, ku pjesë e licencës për restaurimin e një fasade është edhe një Barolome Albanese.
Calle Albanesi, nuk ishte një skut e humbur, por atë e gjëndejmë jo larg nga Kolonat Justiniane, nga Pallati Bruti, nga Taverna, si dhe nga porti, paralele me vijën Kidriç.
Shumë interesante janë edhe kapitujt që i dedikohen shpirtit dhe besimit:Mbrekullia e AT Iseppo Albanese, Gjurmët e shenjta të Bruttit: Katetdralja dhe Batisteri, Pallati dhe shtëpia e Brutit , me detaje dhe të mbushura plot me informacione. Me interes janë edhe ato pak imazhet që shoqërojnë kapitujt. Veçojmë këtu pikturën e peshkopit Agostino Bruti, vendosur në pallatin peshkopal të Capodistrias.
Nuk anashkalon autori as Kishën,as manastirin e S.Klarës si edhe Kishën e S Tomaso, porta e së cilës mban të njëjtën emër. Rrethorja e B. Elios e vetmja ndërtesë resistuar fabrikimit bizantin, Kisha e S. Anna themeluar në 1492 me biblotekën e konventit , me 13000 libra dhe mes tyre edhe një libër në gjuhën shqipe Malet e Shqipërisë siç rezulton nga katallogu i vitit 1950. Altari i B.Monaldos, shatervane dhe ura.
Në këtë kapitull autori na jep më të detajuar Kontet e Dukagjinit dhe kështjellëne S. Servolo. Nëpërmjet një citati të Tischbein-selb: Memorie(1842) mësojmë prej autorit që nuk ka të dhëna të sakta se kur u ndërtua, por thuhet se ajo ishte ndërtuar rreth shek të XIV dhe se ishte pronë e Dukagjinëve dhe na jep një përshkrim të gjerë mbi familjen e Dukagjinve para pushtimit turk në Shqipëri.. Autori shoqëron këtë kapitull edhe me një ilustrim të librit “Kujtimet e një udhëtimi piktoresk në Litorale austiake. Trieste(I.Papsch@C.tipografia del Llodz austriak)1848SIKKP D R 73488”.
Villa Dukaina, sot quhet villa Dekani ose De Kani. Dukania, është nga vilat më të vonshme dhe i përket periudhës 1480. Ajo u ndërtua kur Senati venezian dekretoi të drejtën e ngulimit të përhershëm të Gjovanni Dukaino, nga e cila mori edhe emrin villa. Autori përcejellë fakte dhe shoqëron me citate nga Naldini duke i dhënë këtij argumenti karakterin shkencor.
Pjesa më e ngjeshur që njëkohësisht plotëson dhe ndërlidh veprën, është pjesa territoriale përqark Istrias ku përqundrua edhe një popullsi shqiptare. Autori përqëndrohet tek çdo pjesë territori dhe duke i dhënë atyre një hapsirë të merituar. Le të përmendim Territorin e Caran\Ankaran, territorin e Cornalingua, ku bëjnë pjesë Villa Borisi Cerè, villa Borisia a Pobegi, Villa Borisi e Cortivi, A Illirija Kortina Krucola-Popegi ku përfshihen shtëpitë koloniale të Borisi në Kortina Krucola. Varrezat e S.Canziano, Bruti në Villën San Baldo.
Terrtitori i shenjëtores Santa Domenica i Risanos\ fraksion i Vila Dekanit, .
Në një kapitull më vete autori ka grumbulluar Gjurmët shqiptare të Istrias në rrethinat e saj
Aty përmbidhen zonat Sipar(Scipar) dhe ishin pronat e feudalëve të familjes Brati.
Brutia, lagjja mban emrin Bruti: Zambratia prona të kontit Brati.
Smerghia- Smergo territor i kontit Smergo.
Rrethi i Gezi, pronat e kontit Jurican, si edhe pronat në Umago.
Autori në këtë kapitull përmend njërën prej familjes më të rregullt, më fisnike, më urtë, atë të Radavani (Tommiza) për të cilën flet shkrimtari istrian Fluvio Tommiza në romanin e tij “ La miglior Vita” që kryhet në parrokjen Radavani të komunës Visinjano, përqëndruar në Istrien perëndimore/
Konti i burimeve.
Autori Shtoka sjellë një dokument që daton në datën 3 tetor 1595, ku Capedan Rospo i Deleguar nga autoritetet e kohës emëron Bernardo Borisi nga Antivari përgjegjës të burimeve të ujit.
Në 1648 Qeveria venetike i dorëzon Bernando Borisit edhe titullin “Kont”.
Këtë kapitull autori e shoqëron edhe me një planimetri të burimeve ujore të Istrias veneciane të 1792. Biblioteka qëndrore Capodistria, SIKKP D73488
Një seri informacionesh mbi vilat si dhe fraksione e rrethinash të Istrias Qëndrore Meridionale na ofron autori, ku përfshin edhe familjet shqiptare të shekullit XV-XVII ngulitur në Istria .Nga një citatat i shkëputur nga Tischbein –Selb, mësojmë se Shqiptarët dalloheshin nga grupi i sllaveve që identifikoheshin si grup etnik, shqiptarët ishin kualifikuar si dalmat, malazes, cipriot, dhe nga Morea, të cilët i bashkonte gjuha.
Analet e qytetit të Prenzo rrëfejnë me dhjetra e dhjetra familje shqiptare në këto territore dhe Autori Shtoka me anë të në statistike jep numrin e familjeve.
Numurohen me dhjtera e dhjetra familje buqësore në vitet 1604, të cilët nën kapiten Raspo, rritën numrin prodhues të drithërave, kjo falë punës së familje shqiptare. Sipas të dhënave 1621 iu dorëzuan familjeve shqiptare 100 fusha në Mongebbo, Valcarin e Monsalse. Po në këtë vit Senati iu dorëzon 10 dukat familjeve shqiptare. Prurja e familje për ndihmë bujqësore Senati investonte edhe në denar.
Më 3 tetor 1623 Senati aprovon kompesim me 70 dukat Gjergjin nga Ulqini \Giorgio da Dulcigno për trasportimin e 34 personave shqiptar. Rritej numëri i bujqëve.
Profesioni i shqiptareve kishte qenë stratiotë, të cilët me pagat e tyre mbanin familjet sot po ktheheshin edhe në bujq, faktet historike se janë vitetet kur ishin nën pushtiin otoman.
Në kapitullin Pola e Polesano, autori vë në evidiencë faktin se pas pushtimit otoman dyndjet shqipatre nga Morea apo nga gjithë gadishulli, të cilët zbritën në Istria të cilët nuk identifikoheshin nga gjuha, por nga besimi.
Shqiptarër ardhur nga Morea dhe Greqia pohonin se ishin të ritit bizantin.
Atlantia Istriana na çon edhe tek ajo pakicë e popollsisë e përbërë nga Napolitanë dhe Malvasiotë të destinuar të bënin popullsimin e Polës, e për këtë autori citon relacionin e Nicolò Salmone 1588, f 381 ku kjo popullsi ishte përqëndruar në vilën e Pedronve, ku flitej një idiomë që ishte ndryshe nga ajo që flitej në Istria, dhe që kjo idiomë nuk ishte ndryshe se ajo shqiptare. Ky kapitull është plot me citime nga Sciavato: Peroi 2011, f.19; Agapito: Peroi(1844) f 4-11; Biondelli: Colonie(1845), p17-18.
Nga citatet kuptojmë që popullsia alloglota që banonte në rrethinat Pedroi, emri i së cilës u devion në Peroi\ përroi, dhe identifikohej rrjedhës e lumit në gjuhën shqipe
Arvanitasit\ Shqiptarët e Morsë në shek XIX
Hulumtuesi Shtoka, nëpërmjet një liste na rradhitë emrat e mërgimtarëve shqiptar të Greqisë së kohës otomane në Kapodistrën e shekullit XIX. Lista daton në vitin 1789 Konduriqi Dhimitër dhe është përpiluar nga Pusterla: Retori(1891) f 108-110
Shqiptarët erdhën nga zona e Arta i Epiri, Kalavrisë, Morea . Shumë u larguan gjatë luftës së pavarësisë greke në 1821-1833)
Shqiptarët e Istrias në epokën bashkohore
Ky kapitull na çon në atë fazë kur mbaron ajo pjesë e lulzimit të Aristokracisë dhe fillon një periudhë dekadente, ku asimilimi irredentizmi kthehen protagonist. Epokë që autori e sintetizon nëpërmjet autorit Combi: Porta orientale(1857-59) f.297. “Shqiptarët tashmë kishin humbur atë karakter dhe atë lavdi dhe tashmë ishin kthyer në sllav e italiani”
Me lindjen e mbretërisë Italiane 1861-70, pa përfshirë Istria e Capodistria, shumë shqiptarë u trasferuan në Itali. U krijua dy Istria, njëra padrone e bregdetit indegjene, civile, dhe tjetra sllava krijuar nga origjina të ndryshme.
Hulumtimet e Shtokës prekin edhe shekullin 19, dhe përqëndrohet në viteve (1943-1954) vite kur kemi eksodin e Istrianëve dhe “Krisën” në Trieste.
Të dhënat tregojnë se në vitin 1945 largohen rreth 250.000-350.000 Midis tyre kemi edhe shpërnguljen e familjeve nobile shqiptare si: Albani, Bruni, Bruti, Borisi.
“Siptarji”\ Shqiptari i Jugosllavisë pas Lufte
Në Jugosllavinë e Titos, Capodistria, për posicionin e saj gjeografik si pikë stategjike, duke qenë përballë Triestes, nuk kishte parë një zhvillim të tillë që nga periudha e Serenissimës, duke u bërë kështu një qëndër e industriale. Nuk është Hamburg, po r do bëhet- kishte deklaruar presidenti Tito gjatë inagurimit të Portitntë Capodistria(Luka Kuper). Shqiptarët pas lufëtës ishin tregëtar të vegjël, zejtarë në një vend komunist. Katolikët merreshen me zjetari, punim të argjendit dhe floririt siç ishin familjet Shiroka, Tomovski, Stefanovski të cilët kishin dyqanet e tyre në rrugën Callegheria, ndërsa Kacinarët të ardhur rishtas ishin vendosur në rrugën Kidrç. Fëmijët e tyre shkonin në shkollë së bashku me fëmijët slloven të cilët mbas shkolle frekuentonin meshën së bashku.
Shqiptarët përbënin një popullsi të krishterë dhe muslymane.
Të krishterët ndryshe nga muslumanët ishin integrar me popullsinë sllovene. Shqiptarët myslyman zotëronin tre pasticeri, dhe “mbret i pasticerisë” ishte familja shqiptare Durmishi. I jati i tyre Dehar,qe i pari që kishte sjellë makinën e kafesë,quajtur “Gaggia” duke u bërë kështu i pari shqiptar që solli kafenë ekspresë në Istria.
Në vitin 1980 pas vdekjes së Titos shqiptarët sollën në Kapodistra “ Byrekun”. Njerëzit prisnin në rradhë sa e gjatë është Kidriçeva dhe njerëzit të mbrekulluar nga ky akt. Shqiptarët, ishin të përqëndruar në qëndrën e qytetit. Në 1991 në Istra erdhën edhe shumë shqiptarë të Kosovës dhe kanë qenë të profesioneve në ndërtim, ku krijuan edhe firmat e tyre. Gjatë rrëmujave në vitin 1989-1995 si dhe gjatë luftës në Kosovë shumë familje erdhën te të afërmit dhe të miqtë e tyre në Istria
Gjuha
Një nga elementet bazë të identitetit është gjuha.
Në kapitullin kryesor autori shtron pyetjen mbi çështjen e gjuhës Illirike. Këtë referencë e përcjellë me dy citate: njëra është ajo Gianbatista Kohen:
“A do të ishte vënë ndonjëherë emri i Ilirisë në kaq shumë krahina të ndryshme, se gjuha ilire nuk ishte e njohur për të gjitha ata? Në ditët tona të paktën shumë prej atyre njerëzve që flasnin ilirisht do të kenë ngelur, edhe pse në dialekte të ndryshme. (Polibio. Le storie, note di Ikohen(1824), p 326-7, n.5
.Autori Shtoka mbi këtë argument na sjellë një tjetër studiues, arbërshin Giuseppe Krispi, Profesor në Universitetin e Palermos dhe Peshkop Bizantin.
Në veprën e tij Memoria sulla lingua albanese 1831, f3, citon se
“Gjuha shqipe, ndoshta nuk është e njohur për letërsinë e saj, e nuk ka patur shumë shkrimtarë, por është e njohur si për egzistencën e saj në shekuj ashtu edhe për shtirjen e saj si tek Epirotët, e Maqedonët, në Rumeli, në Bullgari, Dalmaci, Napoli e Sicili, e të shumë popujve të tjerë që e kanë humbur.
Assimilimi vjen edhe nga ndryshimi i toponimeve, sepse Toponimet janë konferma e një gjuhe të egzistuar apo që mbijeton. Në Istria ku Ilirët krijuan, themeluan ndërtuan lanë gjurmët e tyre shekullore dhe Autori Shtoka është munduar të na i radhit këto gjurmë si edhe hsitorikun e tyre
Toponimet
Një vend të rëndësishëm në këtë atlante autori i kushton toponimeve si Boria, Ika, Zanë, Arë,Bane, Bar, Buze, Curr, Gur, delë, Dene, Fier, Grabë, Garth, Gardh, Katund, Katun, Mal, Maj, Man, Mug\Mut, Njomë,Rrusc\rrush, Sharrë, Shegë, Shkarpë, Ter\Cau\Kau, Tesha, Tresh, Ue, Uj,Verë,Zhubër\ Me interes studimi janë edhe Odonimi Ilir- Bizantin.
Dialekti i shqiptar në rrethinat e Parenzo-s.
Në këtë kapitull autori na sjellë “Përkthimin e Parabolës së Djali plangprishës” në disa dialekte të Istrias kanonike Pietro Stancovich. Barbana 1835”. Dorëshkrimi është në 25 faqe dhe traskriptimi i tekstit që kanoniku i dërgoi gjuhëtarit italian Govenale Veghezzi . Dorshkrimi përveç përkthimit në Italisht, sllave, morlacco, sillet edhe në gjuhën shqipe, e cila është gjuha e folur nga shqiptarët e rrethinave të Parencos.
Është çudi se si ky tekst deri më sot nuk është publikuar.
Një tentativë – thotë autori- është bërë nga slloveni Jernej Kopitar ku në një disertacion shtypi letrar 1829 edhe. Ai trajtoi gjuhët rumanishen, bullgarishten, dhe shqipen në reciprocitetin e tyre, dhe dha provën e gjuhës shqipe duke transcrituar “Parabolën e Djali plangprishës” tek Ungjëlli San Luka. Është vënë në përdorim me shkronja latine duke u ndihmuar nga ato cirillike.
Autori na sjellë interpretimin e “Traskriptimit të Parabolës Djali plangprishës” bërë nga arbëreshi At Bellusci i cili e shoqëron tezën e tij me anë të një letra drejtuar Ndue Lazerit, ku thotë: Teksti i dorëshkrimit është në varjantin arbëresh, por edhe të Santa Sofia Epiri në Klabri ku unë kam qedruar për tre vjet ku përdoret varjanti “gami” e jo “hami”, forma “ Mangyar”; Gu dhe jo Hu\dru. Paraqitet me një alfabet personal dhe teksti bëhet i “ manipuluar” dhe fragmentuar. Branet në dorëshkrim kuptohen në bazë të tërësisë së saj, dhe disa fjali janë të rregjistruara janë të kuptueshme në mënyrën më të mundshme të tyre .
Shkëpusim dy fjali të këtij dorëshkrimi – Luka 15, 11-32.
- Një njeri ka pasur di brira
- Oj mairu Kosta tatas. Tata om jon tona, ze pavena mua. Tha ka jon jotja juj, për sosh.
Pjesa e katërt Autori i dedikohet shpirtit
Për tu futur në shpirtin e Istrianit, mjafton të trokasësh në Portën e dytë anësore të Katedrales së Istras ku gjendet një epope simbolesh të bukura dekorativ dhe ku është gdhendur shpirti i atij populli që e ndërtuan.
Medusa me flokët gjarpërueshe dhe me stemën e Capodistrias, Kali i shfrenuar, Arma të ushtarëve ilir, unaza të zbukuruar me lule zambaku uji dhe shqiponjë të gdhendura, Luan,Tulipana,Trëndafilat.
Në arqipelagun e saj me gjurmët e shpriti i besimit, përmendim nënkapitujt: Familjen Valaressi\ Valiron, Stema peshkopale, Kisha apostolike e Dalmacisë, Shën Paoli, Shën Battista, Simboli i S. Servolo dhe emblema e Dukagjinit, Stema e Francesco Capello, Afresku i S. Nazario, Monumete funebre të familjes Bruti,Ëngjëlli që i bie lahutës, Pjesa e Altarit të Viktor Karpacios, Vepra e Karpacios; Shën Gjergji që lufton me kuçedrën, etje, të cilat janë të shoqëruar me rrëfime, citate, studime, pjesë nga bibla ku drita e besimit istrian shpirti kaon, Justinian, Liburn, ardhur nga Illiria, bashkohet dhe shkrihet me Memorjen e Skënderbeut, me mërgatën shqiptare sot në në Istria ku gjaku i tyre bashkohet me të Istrianve si dy popuj vëllezër me prejardhje të të njëjtit gjak, atij pellazgo-Ilir.
Metoda që ka zgjedhur autori
Autori na thotë në mënyrë të qartë se Ai i zhvillon kërkimet e tij me metodën kërkuese të gjurmëve të lashta, historike shqipatre në Istria, duke përdorur arkive, materiale të shkruara, gjurmë arkitekture, urbanistike, gjurmë mbi gjuhën në metamorfoza të ndryshme, të këtij populli polinomiko me një qasje interdisipline, të paisur me celsat hermeneutik: filologjia proto-albanese, Kërkimet gjenealogjike- araldike, Hermeneutika simbolika, si dhe identifikimi i shpirtit shqiptar, ku mbi këtë të fundit autori na sjellë identitetin Kaon-Istro-Ilirik të shprehur mbi portat anësore të Katedrales të Kapodistria dhe kolonës Justiniane të S. Justiniano të punura nga testamenti i vjetër të popullit antik, primitive shqiptarët e Istrias. Një Istria midis paganizmit dhekristinizmit, por edhe një Istra të mëvonshëm të lirisë kristiana shprehur në pikturat e dy Karpacit, i vjetri dhe i riu. Autori nuk lë pa përmendur edhe shpirtin heroik të Skënderbeut tek populli shqiptar istrian, ku shikohet në shqiponjën dykrenare të cilat mbajnë familjet patrice.
Parathënia e Atlante Istiriano, është e paraqitur në tre gjuhë të huaja:
Anglisht, italisht, dhe shqip.
Recesioni është bërë nga Irakli Koçollari, Akademia e shkencës në Shqipëri.
Libri në mënyrë skematike është i ndarë në dy pjesë, secila përmbanë një sërë kapitujsh.
Pjesa e parë, flitet për origjinën, hstorikun.
Pjesa e dytë flet për gjuhën.
Në fund libri është i shoqëruar me një përmbledhje, analizë e autorit, e cila i jep nuanca shkencore e shoqërore studimit, por njëkohësisht Ai ofron një “hink filtrimi” të një vazhdimësie të një përpunimi të atyre argumentave të cilat akoma kërkojnë hulumtime. Atlante është e shoqëruar me një Biblografia shkencore.
Mendoj, se ky libër është i kuruar deri në detaje. Është përpiluar në mënyrë analitike, hulumtuese, shkencore. Pra kemi një interpretim modern të një pune shkencore, ndryshe nga ato punime shkencore ku shpesh mbartin atë karakterin pomboz, akademik , e steril, të një stili të mërzitshëm, e mungojnë ato gjurmë artistike, ku shpesh neglishohen, apo iu mohohen punimeve të karakterit shkencor, duke menduar si i hiqet ajo pjesa radikale shkencore, një gjë të tillë nuk e shohim të tillë, ndoshta kjo e bënë më të lexueshëm, më të pranueshme, si edhe më zbavitëse lexuesin në intinerarin e Istrias 300 vjeçare.
Atlantja Istriake, mendoj se është e përshtatshme si për moshat e reja ashtu edhe për të rrituarit. Përmban një stil i përpunuar, dhe patjetër i qartë, plot informacione Është një manual sa hitorik, kulturor, gjuhësor, shpirtëror për ato gjurmët Ilire – shqiptare në Istria, pjesë e kulturës dhe gjuhës shqipe.
Falenderojmë autorin që na solli një punim të tillë edhe bibliotekës sonë.
Shoqata Iliria
Me ardhjen e shqiptarëve në Istria krijuan edhe jetën e tyre sociale-kulturale.
Autori na njeh me shoqatën më të rëndësishme në Istria “Iliria” e cila është më aktivja në Slloveni dhe e themeluar në Kapodistria më 1998.
Sipas autorit mësojmë se kjo shoqatë në fillim nuk kishte asnjë vend fizik për tu mbledhur dhe këtë e organizonin në vende private. Vetëm në 2015 komuna iu dha mundësinë që të merrnin një shtëpi të braktisur në periferinë e Koperit, e cila u strukturua me një entuziazëm brenda 20 ditëve.
Shoqata përmban në gjirin e saj me qindra pjestarë dhe të ndara në seksionet: artistik, letrare dhe sportiv.
Shoqata organizon edhe klasa në gjuhën shqipe. Librat i furnizon Ministria e Arsimit të Kosovës. Shoqata nuk limitohet në aktivitetetet e saj ajo është hedhur edhe fushën e publikimit ku çdo vit nxjerrëorganin e saj gazetën “ Iliria”.
Shoqata ka ulumtuesit e saj si Salvator Zhiko, Edmond Mullaj si edhe shumë figura kryesore që krijojnë e mbajnë gjallë rrënjët, gjuhën, identitetin.
Presidenti i kësaj shoqate është Zoti Heset Ahmeti i të cilit për rolin e tij, për punën e tij për angazhimin serioz në mbështetjen e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe i është dhënë edhe medalje Naim Frashëri.
Kjo shoqatë në misionin e saj për të mbajtur gjallë gjuhën, historinë shqipatre, mbështeti edhe daljen në dritë,punën e madhe dhe serioze bërë nga hulumtuesi Petro Shtoka.
Qëndra albanologjike A. Bellusci Falenderon autorin e kësaj Vepre Petro Shtoka, për punën e madhe që ka bërë, në realizimin e hulumtimeve të kësaj vepre të detajuar, por edhe për dhuratën e këtij libri që i bëri bibliotekës A. Bellusci
Përgatiti punimin Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike A. Bellusci Frascineto