Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Dëshirë e pasion

Pasioni lind nga opinioni. Këtë e di më mirë njeriu i ditur; sepse, nga disa detaje nxjerr përfundimin e përgjithshëm; dhe habitet sa herë që sheh diçka që bie ndesh me përfundimin. Si bariu që, duke parë vetëm dele me bisht të shkurtër, habitet me delet nga Maroku që kanë bisht të gjatë.
Tregohet për një fermer që e kishte bindur veten se përtej arave të tij nuk kishte tjetër. Por kur i humbi një lopë dhe u detyrua të shkonte ta kërkonte larg, u habit me numrin e madh të arave përtej disa hektarëve të tij. Dhe, me siguri, kështu duhet të jetë edhe me shumë shkencëtarë, që e kanë bindur veten se përtej këtij globit të vogël, në të cilin ndodhemi, nuk ka më botë, vetëm se nuk kanë parë të tjera.
Por habia nuk ndihet kurrë nga ai që nxjerr përfundime të vërteta.
Dashuria lind nga idetë e vërteta, ose nga opinionet, ose, vetëm nga thashethemet; sepse e para synon lumturinë; e dyta sjell shkatërrim.dhe e treta kalimtaren.
Për sa i përket të parës, është e sigurt se sa herë që dikush sheh ose mendon se sheh diçka të mirë, ai është gjithmonë i prirur të bashkohet me ‘të. Megjithatë, (siç ndodh) dashuria ndryshon menjëherë nga njëra në tjetër.
Dashuria që vjen vetëm nga thashethemet, vërehet përgjithësisht në qëndrimin e fëmijëve ndaj babait të tyre; kur u thotë se kjo apo ajo është e mirë, ata priren drejt saj, pa ditur asgjë më shumë. E shohim edhe tek ata që japin jetën, si dhe ata që shkjnë pas thashethemeve.
Urrejtja është e kundërta e dashurisë. Ajo lind nga gabimi që është rezultat i opinionit. Sepse kur dikush arrin në përfundim se një gjë është e mirë dhe një tjetër e keqe. atëherë lind një urrejtje.Kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse do të njihej e vërteta. Sepse, në krahasim me të mirën e vërtetë, gjithçka që është konceptuar si dashuri, nuk është gjë tjetër veçse mjerim. Urrejtja vjen edhe nga thashethemet e thjeshta, siç e shohim te iranianët kundër hebrenjve dhe të krishterëve, te hebrenjtë kundër turqve dhe të krishterëve, dhe të krishterëve kundër hebrenjve dhe turqve, etj. Pavarësisht sa e urryer është një fe, aq e dashur është ano për një grup tjerët.
Dëshira dhe Dashuria janë rezultat i llojit të dijes. Nëse dikush ka dëgjuar se një gjë është e mirë, ai ndjen mall dhe prirje për të njëjtën gjë (si ata që arratiseshin ose tentonin në kohën kur Shqipëria ishte e vetrrethuar me tela me gjëmba). Ose siç mund të shihet në rastin e një invalidi, i cili, duke dëgjuar mjekun të thotë se një ilaç është i mirë për të, ai menjëherë dëshiron të njëjtën gjë. Dëshira lind edhe nga përvoja, siç mund të shihet në praktikën e mjekëve, të cilët, kur e kanë të mirë një ilaç të caktuar, zakonisht e konsiderojnë atë si diçka të padështueshëm.
Pra, ajo që thuhet për këto pak pasione, vlen edhe për të gjitha të tjerat. Pasionet lindin edhe nga Opinioni (siç është rasti i qenit shtëpiak që nuk i vërsulet thuajse kurrë të zotit).

Please follow and like us: