Astrit Lulushi: E mira dhe e keqja
Se çfarë është e mira dhe e keqja, fillojmë kështu: Disa gjëra janë në kuptimin tonë dhe jo në natyrë, ato janë gjithashtu vetëm krijimi ynë dhe qëllimi i tyre është të kuptomë gjërat në mënyrë të qartë: këto përfshijnë të gjitha marrëdhëniet, të cilat kanë referencë për gjëra të ndryshme, dhe këto i quajmë gjëra të arsyes.
Tani pyetja është nëse e mira dhe e keqja i përkasin arsyes apo gjërave reale. Duke qenë se e mira dhe e keqja janë vetëm marrëdhënie, nuk ka dyshim se ato duhet të vendosen midis arsyes, sepse kurrë nuk themi se diçka është e mirë, përveçse kur i referohemi diçkaje tjetër që nuk është aq e mirë, ose nuk është aq e dobishme. Kështu, një njeri është i keq, vetëm në krahasim me atë që është më i mirë, ose një mollë është e keqe, në krahasim me një tjetër që është e mirë ose më e mirë.
Pra, çdo gjë është më e mirë apo e mirë, dhe e keqja nuk ekziston.
Kur themi se diçka është e mirë, nënkuptojmë vetëm se ajo përputhet mirë me Idenë e përgjithshme që kemi për gjëra të tilla. Por, gjërat duhet të pajtohen me Idetë e tyre të veçanta, thelbi i të cilave duhet të jetë i përsosur, pasi në atë rast ato nuk do të ekzistonin.
Të gjitha gjërat që janë në Natyrë, janë ose sende ose veprime. Tani e mira dhe e keqja nuk janë as gjëra as veprime. Prandaj e mira dhe e keqja nuk ekzistojnë në natyrë. Sepse, atëherë ato duhet të kenë përkufizimet e tyre. Por e mira dhe e keqja nuk kanë përkufizime,
Dhe rrjedh se e mira dhe e keqja nuk janë gjëra ose veprime që ekzistojnë në Natyrë, por vetëm krijesa të arsyes tonë nga mënyra sesi i vështrojmë gjërat dhe njerëzit, dhe pastaj krijomë opinione.
Please follow and like us: