Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Puna “vullnetare”

Vullneti u quajt nga latinët ‘voluntas’. Me punën vullnetare, komunistë e shpërdoruan këtë fjalë aq sa sot kur dëgjon të flitet për vullnetarizëm të vjen vegimi i kohës së shkuar. Duhen epoka për të ndryshuar një kulturë 45 vjeçare.
Sipas përkufizimit të Aristotelit, Vullneti është dëshira që njeriu ndien ndaj të mirës. Me Dëshirë ai nënkupton çdo prirje, drejt të mirës, ​​ose te keqes; por kur prirja është vetëm drejt të mirë, Aristoteli e quan vullnetare ose vullnet i mirë; dhe nëse është i keq, e quan ‘voluptas’ ose vullnet të keq.
Njeriu e sheh fare mirë se njohuria që ka për gjëra të ndryshme është një mjet përmes të cilit dëshira kalon nga një anë në tjetrën.
Dëshira nuk është asgjë që ekziston në të vërtetë në Natyrë, por është një abstraksion nga aktet e veçanta të dëshirës për këtë apo atë gjë. Dëshira, në të vërtetë nuk është asgjë; gjithashtu nuk mund të shkaktojë asgjë. Pra, kur themi se Dëshira është e lirë, është sikur të themi se kjo apo ajo Dëshirë është shkaku i saj – domethënë, që para se të ekzistonte Dëshira kishte vendosur të ekzistonte; që është vetë absurditet.
Ne kemi bërë një punë voluptoze në ato vite, që regjimi na e paraqiste si “punë vullnetare”; të gjitha veprat e ndërtuara asaj kohe, u shkatërruan, ndoshta si hakmarrje nga vetë populli që i kishte ndërtuar me punë voluptoze.
Please follow and like us: