Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pesha e diktaturës

Pohimi i asaj që i paraprin të keqes është në veten tonë. Këtë njeriu e di se në çfarë paraprijnë të këqijat që duhet të zhduken, por së pari të mposhten para se të arrijnë njohjen.
Kjo do të ishte njësoj si të këmbëngulësh që dikush që është injorant duhet së pari të braktisë injorancën përpara se të arrijë njohjen. E vërteta është, se vetëm dija mund të shkaktojë zhdukjen e injorancës.
Pa Virtytin, gjithçka priret të shkatërrohet.
Edhe mirëqënia është e përkohshme; detyra jonë, ta kërkojmë, pasi edhe kjo është e tillë që nëse sapo ta shijonim, nuk do ta ndërronim me asgjë tjetër.
Disa mund ta konsiderojnë këtë si absurditet, por shumë të tjerë pohojnë, se do të kërkonin atë që është më e mira, nëse nuk do të zbulonin diçka më të mirë. Kjo është sikur një peshk të thoshte: “nëse këtë jetë nuk do ta ndjekë në ujë, atëherë do ta lë ujin për tokën”.
Për të arritur lumturinë dhe prehjen, kam parasysh interesin tonë, gjë që është shumë e natyrshme në te gjitha gjerat. Atëherë zbulojmë se lumturia nuk përkthehet në kënaqësi, që sjell rrënim, kur bëhet qëllim në vetvete.
Shohim gjithashtu se arsyetimi nuk është gjëja kryesore, por vetëm një shkallë me të cilën mund të ngjitemi në vendin e dëshiruar, ose si një gjeni, i cili, pa asnjë falsitet apo mashtrim, na sjell lajmin për më të mirën, në mënyrë që ta kuptojmë dhe të na stimulojë ta ndjekim atë; kjo është lumturia.
Sa më shumë thelb të ketë një gjë, aq më pak pasivitet. Sepse është e sigurt se ajo që është aktive vepron nëpërmjet asaj që ka.
Në shoqëri, gjithë pasiviteti
kalon nga mosqenia në qenie, ose nga qenia në mosqenie. Çdo gjë që është prodhuar a fituar nga shkaqe të jashtme, nuk mund të ketë asgjë të përbashkët dhe për rrjedhojë, nuk mund të ndryshohet dhe as të transformohet.
“Lirinë nuk u soll unē. Atë e gjeta mes jush”, thotë Barleti, por ky parim historik dhe të tjera, nuk u ndoqën nga arbërit e sotëm, shqiptarët, që ishin të trullosur nga pesha e rëndë disa dekadëshe e diktaturës.
Please follow and like us: