Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Harresa dhe tranzicioni

Sa më e kuptueshme të jetë një diçka, aq më lehtë mbahet mend. Një numër fjalësh pa lidhje janë shumë më të vështira për t’u mbajtur mend sesa i njëjti numër fjalësh në formën e një tregimi. Kujtesa forcohet, kur ndjenja ndikohet nga imagjinata.
Nëse lexojmë një roman do ta mbajmë mend shumë mirë, përderisa nuk lexojmë shumë libra të tjerë dhe do t’i ngatërrojmë lehtësisht. Atëherë nuk ka as kujtesë dhe as harresë.
Kujtesa nuk është ndjesia e mbresave në tru, e shoqëruar me mendimin.
Këtë e tregon Idea, që nuk i nënshtrohet prishjes, humbjes.
Nëse i duket shumë absurde dikujt, fakti është se një gjë mbahet mend më lehtë, si në rastin kur lexomë vetëm një libër, por mungon imgjinta, dhe mund të mos kujtojmë atë që është e kuptueshme.
Kështu, bëjmë dallimin midis një ideje të vërtetë dhe perceptimit fiktiv, të rremë, që buron nga ndjesi të rastësishme pa lidhje.
Fuqia e mendjes lind nga shkaqe të jashtme, si trupi, gjumi apo zgjimi; është e ndryshme nga të kuptuarit – nga imagjinata çlirohemi me ndihmën e të kuptuarit.
Idea e vërtetë është e thjeshtë, kur efektet e saj korrespondojnë me realitetin. Ky përfundim është identik me thënien, se e vërteta rrjedh nga shkaku në pasojë. Nëse kohëzgjatja e procesit është e pacaktuar, si në rastin e tranzicionit, kujtimi është i papërsosur. Sepse ne shpesh kërkojmë besimin tonë në diçka për të cilën dëgjojmë se kur dhe ku ka ndodhur.
Please follow and like us: