Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj

 

Mësueset e fshatit

 (Ua kushtoj të gjithave mësueseve që kanë punuar në fshatin Bejar-Mallakastër)

 

Vinin në shkollë

çdo mëngjes.

Kalonin bahçes së ullinjve

mespërmes.

Ato ngjanin si lule

manushaqe.

Kultivonin në shkollë

dashuri dhe paqe.

Vinin në shkollë

çdo mëngjes.

Sillnin në shkollë

gëzim dhe shpresë.

Buzëqeshjen sillnin

si urim çdo mëngjes.

Ato  më kanë mbetur

në bebet e syve.

Në Bejar qëndisën

plejadën e yjeve.

Ato të bukurat

si kurora e ullirit!

Bejari i ruan në kujtesë

si drita e syrit.

“Prangosur” në zemër

përherë!

Në zemër janë

si lule

në Pranverë!

 

Lulet e Verës

Në ditëlindjen e Naim Frashërit

 

“Lulet e Verës”

I gjeta në rrugët

me gur

të pagdhendur

të jetës.

Modifikuar stinët

bërë një

“Dimri” qante me zë!

Në atë ftohtë, kallkan

acar!

Stinët ishin Behar.

“Lulet e Verës”

u lexoja pranë një

oxhaku.

Aty ku më ndizej

gjaku!

ku më buzëqeshte

pragu!

Aty ku lindi bukuria!

“Lulet e Verës” dhuratë nga Perndia!

Zemrën  ma kishte pushtuar “Platonia”!

Pyes “Lulet e Verës”

“-Ç’është Dashuria”?

Më tha:

-“Gonxhja e luleve të mia”!

Prangosa shpirti nga Dhimbja!

Lulet e Verës, ëndërr

e dëshirave të mia!

 

—————————

 

Maksima

(Shkurtima)

 

Lëri qentë të lehin

E kanë për detyrë

Për të mos gabuar!

Veten shiko në pasqyrë.

****

Dhimbja nga speci djegëse ka shërim.

Dhimbja e” species

në  zemrë!.

Kërkon durim.

****

Dashuria për Nënën

nuk ka ditë!

Ajo jeton si lule e

bukur në shpirt!

Ku jetojnë Perënditë!

****

Injoranca dhe  Mençura nuk janë

larg njëra-tjetrësn.

Portat i kanë përball

Për të mos qënë në siklet!

Ku do të trokasësh

zgjidhe vetë!

****

E pallura e Kaut

E ka një “sinjal”

Dëgjoje!

Të ndjek!

Sa të jesh gjallë!

****

Vetmia, Cmira,

Xhelozia!

Hanë në një tas të

tria!

E urryer prej tyre,

Dashuria!

****

E vodhën Gomarin!

E vodhën në Pazar!

Lajmi mori Dhenë!

Me të vërtetë!

U çudit ky milet!

Ai u bë deputet!

****

Atje ku ha pula

“stërtall”!

Zemra të  bëhet Mal!

Pula e merr plumbin

në ball!

Është pulë që e ka

hallall.

****

Ëndrra, varka e Shpresës!

Ku lundron në Liqenin e Jetës!

Me  Dashuriën dhe Paqen dhe Besën

Për të  shpëtuar Lumturinë

nga  Mbytja

në oqanin e  Gënjeshtrës!

****

Dashuria është xham!

Po u thye .

Me saldim më nuk mban!

****

Më pyeti Dashuria:

-“Ç’është Çmenduria”?

Ju përgjigja:

“Kafsha” që “kullot”

në Lëndinën e Vetmisë!

“Zjarr” i Dashurisë.

****

E djeshmja!

E sotmja!

E nesërmja!

Më duken një lloj!

“A ka lindur ai

që duhet t’i ndryshojë”?

S’e di, pyet veten o njeri!…

****

 

Please follow and like us: