Kodoshët e mikrokredive, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 nga 9 të arrestuarit për mashtrimet me mikrokreditë. Në burg janë lënë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti. Kurse në arrest shtëpie janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro. Në kërkim vijon të jetë përmbaruesi Alban Kote, i cili nuk u arrit që të gjendej nga policia gjatë aksionit.
Si funksiononte skema mashtruese e Micro Credit Albania?
Micro Credit Albania aplikonte 10 % kamatë vonesë vjetore
Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit. Sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë. Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi. Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit A.M., A.K., dhe A.T. kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Po kështu u provua se shtetasja Kejda Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’. Ndërsa shtetasit A.D., A.G. dhe E.M., në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes. Parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja E.I., administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’. Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.